Rreziku nga kërcënimet për vendet e Ballkanit ka bërë që Shqipëria dhe Mali i Zi të përforcojnë masat në pikat kufitare. Zv/drejtori i përgjithshëm i policisë së kufirit dhe migracionit të Shqipërisë Genc Merepeza i cilëson për momentin kufinjtë të sigurtë, por shton se vigjilenca është maksimale.
2 vendet kanë instaluar në pikën kufitare të Muriqan – Sukubinës edhe sistemin e verifikimit për klandestinët, apo për shtetasit që kalojnë drejt vendeve të listës së zezë siç është Siria. Bashkë më sistemin janë dhuruar edhe pajisje logjistike dhe automjete për patrullimin e kufirit të gjelbërt.
Bashkimi Europian i ka në axhenden e vet më të lartë sigurinë e kufijve dhe frenimin e migracionit dhe azilit theksuan drejtues të lartë të këtyre institucioneve, trasnmeton TV1 Channel.
Intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi prej disa vitesh operojnë përmes pikës së përbashkët të kalimit kufitar në Muriqan, e që pritet të shtrihet shumë shpjet si praktikë edhe në Han të Hotit.