votimetZgjedhjet parlamentare në vjeshtë të këtij viti është zgjidhja më reale pas ndarjes të ndodhur në Partinë Socialdemokratike (SDP), kurse ministrat që kanë lënë partinë nuk mund të jenë më të përfaqësuar në qeveri, kështu është shprehur deputeti i pavarur në parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Ai tha se nëse SDP pasi të gjithë kësaj nuk shkëputet nga koalicioni me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) definitivisht do të tregojë se është parti që nuk ka subjektivitetin e vet.
“Nëse lejojnë që ministrat të cilët nuk janë anëtarë të tyre të mbeten në qeveri dhe të kenë mbështetjen e depueteve nga parlamenti që përfaqësojnë SDP do të jetë një nonsens të cilën teoria politike nuk e njeh”, është shprehur Abazoviq për Mina.

Ai poashtu ka shtuar se zgjidhje më reale është që SDP të mos vazhdojë që të jetë pjesë e qeversisë dhe të çoj vendin në zgjedhje parlamentare.

By admini