Kryetari i Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin, Fuad Llamezheviq theksoi se Komuna po bënë shpenzime të tepërta duke angazhuar avokatë në rastin e akua parkut.
”Komuna e Ulqinit ka shërbimin e vet juridik në kuadër të Sekretariatit për mbrojtjen e pasurisë, si dhe juristë të cilët të vetmen detyrë kanë që profesionalisht të merren me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pa pagesë shtesë, dhe për këtë arsye është e panevojshme që të shpenzohet në angazhimin e një zyre avokatie siç është rasti me akua parkun”, thotë Llamezheviq.
Mali Zi Pozitiv i bënë thirrje udhëheqësve të komunës që në afat sa më të shpejt të organizojnë takim me banoret e Shtojit i cili do të çonte deri në zgjidhje të problemit.