Ngjarjet më të fundit në Partinë Socialdemokratikë të Malit të Zi mund të kenë ndikime të drejtëpërdrejta në qeverinë e Malit të Zi por edhe në anëtarësinë e saj.
”Zgjedhjet parlamentare në vjeshtë të këtij viti është zgjidhja më reale pas ndarjes të ndodhur në Partinë Socialdemokratike (SDP), kurse ministrat që kanë lënë partinë nuk mund të jenë më të përfaqësuar në qeveri”, kështu është shprehur para disa ditëve deputeti i pavarur në parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq rreth ndikimit të mundshëm të kësaj ndarjeje.
E përditshmja malazeze Pobjeda i kushton një faqe të tërë rreth ngjarjeve në këtë parti. Ajo ndër të tjerave ndalet edhe të një moment intersant rreth anëtarëvë të rinj të udhëheqësisë së kësaj partie.
”Është interesant se në kryesinë e re është zgjedhur edhe Osman Subashiqi i cili, deri dje, ”është parë” si përkrahës i rrymës së Ivan Brajoviqit”, shkruan Pobjeda.
Në listën e kryesisë së re të kësaj partie mungon njëri ndër figurat më të rëndësishme të kësaj partie në qytetin e Ulqinit, Selim Resulbegoviqi. Resulbegoviqi përndryshe është edhe nënshkrues i platformes për ruajtjen të bashkuar të SDP-së të inicuar nga krahu i Brajoviqit. Kjo platformë është refuzuar që edhe ka shkaktuar ndarjen definitive të kësaj partie.
Pas të gjithë kësaj, socialdemokratët të Ulqinit janë në huti dhe mund të thuhet edhe në udhëkryq.