Forcim i bashkëpunimit ndërmjet Ulqinit dhe Deçanit
Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka priti në një takim pune Kryetarin e Decanit Z. Rasim Selmanaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe sportiv ishin në qendër të vëmëndjes së dy kryetarëve të cilët u pajtuan se ata mund të shënojnë një avansim të madh, jo vetëm për shkak të lidhjeve të shumfishta që ekzistojnë ndëmjet dy qytetave, por së fundi dhe rruga që po ndërtohet Decan – Plavë mund ti japë edhe një shtytje më të madhe këtij bashkëpunimi, njofton kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit.
Po ashtu, në takim u hodh ideja për binjakëzimin e Ulqinit me Decanit, ndërkohë që u bë ftesë zyrtare që Kryetari Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij të jenë në Decan në fund të këtij muaji ku mbahet manifestimi,, Ditët e diasporës,, e ku një ditë e vecantë i dedikohet turizmit ku Ulqini ka vendin qëndror.
Palët u dakorduan që takime të këtij lloji të jenë më të shpeshta.