Mbledhja e Këshillit komunal të SDP-së së Ulqinit është mbajtur ditën e shtune ku sipas u.d. të kryetarit të sapozgjedhur Skender Elezagiq kanë marrë pjesë shumica e anëtarëve Këshillit komunal.
Pas zgjdhjes së Elezagiqit si ushtrues i detyrës së kryetarit është dakorduar që të fillojnë aktivitetet në organizimin e konventës zgjedhore komunale, shkruan Analitika.
Në një deklaratë për shtyp nga kjo mbledhje ndër të tjerave thuhet se ”jemi të vetëdishëm për pasojat e largimeve, qoftë edhe të një anëtari të SDP-së” por duke shtuar edhe interesimin e shtuar të qytetarve për ardhje të reja.
Kohë më parë, tashmë ish kryetari i KK të SDP-së për Ulqin Selim Resulbegoviqi ka qenë nënshkrues i platformes për ruajtjen të bashkuar të SDP-së të inicuar nga krahu i Ivan Brajoviqit. Nuk dihet nëse Resulbegoviqi do të vazhdojë të jetë në SDP apo do të kalojë në partinë e re të socaildemokratëve që është paralajmëruar nga Vujica Llazoviq ditë më parë.
TRI SHKRONJE JANE.
DPS APO SDP