Bulevari Mareshali Tito së shpejti edhe definitivisht do të bëhet Bulevari Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ai Vëllazërim Bashkim do të bëhet Sami Frashëri, rrugët 26 Nëntori, Ivan Millutinoviq dhe Qazim Resulbegoviq do të mbajnë emrat e Hafiz Ali Ulqinakut, Mujo Ulqinakut dhe Ymer Prizrenit.
Për Resulbegoviqin është rezervuar rruga nga Kalaja e qytetit deri te Limani, kurse me vendimin e ri emrin e rrugëve do ta mbajnë edhe Pavle Mijoviq, Simon Filipaj, Edit Durham, Cafo Beg, Dinko Frenetoviq, Ali Podrimja, Mehmet Gjyli, Radovan Zogoviq por edhe Sabataj Cevi, shkruan Vijesti.
Me propozim janë paraparë edhe rruga: e Shkodres, e Mediteranit, e Valdanosit, e Kripores dhe e Shtojit. Në Ranë rruga do të mbajë emrin Detaret e Ulqinit.
Në Shtoj emrat e rrugëve do të mbajnë numra. Sa i përket Shtojit ka pasur një kërkesë nga kjo Bashkësi lokale që disa rrugë të mbajnë emrat që banoret e zonës i mbajnë mend tërë jetën si Rruga e Qehajes, Rruga e Carit, Rudaj, Bregvija, Lelçaj… k;rkes; e cila nuk ka kaluar.
Ky propozim i komisionit për emerimin e sheshëve dhe rrugëve në përbërje të të cilit janë Nail Draga nga Forca, Xhaudet Cakuli nga Forca, Fadil Salaj na PD, Mehmet Bardhi nga LD në MZ, Sabri Halili nga PD, Beqir Zati nga UDSH, Shuquri Resulbegoviq nga SDP, Millan Rolloviq nga FD dhe një anëtar i shoqërisë civile do të jetë para këshilltarëve të kuvendit javën e ardhshme.
Kuptohet se emnat e rrugeve ne Shtoj nuk e kane kaluar. Ata jane emna qe egzistojne me gjenerata. Shtojaket jane fajtor, se nuk e shoh ansje nga Shtoji ne at komision.