Nëse një parti ose listë zgjedhore e pakicave, ku përfshihen edhe shqiptarët, dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare duhet që para komisionit zgjedhor komunal të sjellin 1000 votues për të nënshkruar në përkrahje të partisë ose listës.
Për zgjedhjet lokale ky numër duhet të jetë prej 150 nënshkrimesh për parti ose listë.
Ky është ndryshimi më i ri në ligjin zgjedhor të Mali të Zi, ligj i cili është miratuar me votat e DPS-it dhe Frontit Demokratik.
Për partitë dhe listat tjera që nuk i përkasin listave të pakicave ky numër shkon në 4200 nënshkrime.