Situata me zjarret në territorin e Komunës së Ulqinit është qetësuar gjatë ditës së sotme, pas një periudhe të vështirë të karakterizuar nga vatra të shumta zjarri dhe rrezik për banesat dhe zonat përreth.

Sipas informacioneve nga terreni, mungesa e erës ka ndikuar dukshëm në stabilizimin e gjendjes dhe në lehtësimin e punës së ekipeve të zjarrfikësve, të cilët prej ditësh janë angazhuar në shuarjen e flakëve, shkruan Ulqini Online.

Megjithatë, njohësit e situatave të tille theksojnë se rreziku ende nuk ka kaluar plotësisht dhe bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët. Vatrat e zjarrit po monitorohen vazhdimisht për të parandaluar riaktivizimin e tyre, veçanërisht në zonat që janë prekur më shumë nga flakët.

Falë angazhimit të zjarrfikësve, shërbimeve kompetente, vullnetarëve dhe banorëve lokalë, u arrit të parandalohej përhapja e zjarrit drejt banesave dhe zonave të tjera të ndjeshme.

Edhe ne ditë në vazhdim pritet të vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarëve u kërkohet të respektojnë masat e sigurisë dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë zjarri.

By admini

Leave a Reply