Futbollistët e Deçiqit nga Tuzi janë shpallur fitues të Kupës së Malit të Zi për sezonin 2024/2025, për herë të parë në historinë e klubit! Tuzjanët triumfuan në finalen kundër Mornar-it me rezultatin minimal 1:0, duke shkruar kështu emrin e tyre në faqet e arta të futbollit malazez, shkruan Ulqini Online.

Siç shkruhet në faqen e Federatës së futbollit të Malit të Zi, goli vendimtar u shënua në minutën e 23-të të ndeshjes – Zharko Tomasheviq dërgoi një pasim të gjatë drejt Xhonatan Dreshaj, i cili pasoi saktë në zonën e rreptësisë së Mornar-it, ku Asmir Kajeviq priti topin dhe realizoi me mjeshtëri ndaj portierit të Mornarit.

Deçiqi ishte afër edhe golit të dytë, por gjuajtja nga distanca e Augusto Çagas u ndal në traversë. Mornar u zgjua vetëm në fund të pjesës së parë, kur Nikola Vuković rrezikoi portën, dhe ai i njëjti lojtar kishte një tjetër rast të mirë edhe në fillim të pjesës së dytë.

Megjithatë, deri në fund, skuadra nga Tivarikishte iniciativën, por pa ndonjë rrezik të madh për portën e mbrojtur nga Igor Nikiq. Mbrojtja e Deçiqit qëndroi dhe siguroi fitoren historike.

By admini