Partia Popullore e Socialisteve ka akuzuar qverinë aktuale për manipulime të reja rreth statusit të Malësisë, më saktësisht rreth kërkesës së qytetarëve të kësaj treve për komunë të plotë.
”Këto manipulime janë më intenzive para zgjedhjeve dha atë me një qëllim – të fitohet votat e votuesve nga treva e Malësisë”, kështu shprehet zyrtari i lartë i PPS-së Kolë Lulgjuraj, shkruan Dan.
Lulgjuraj mendon se Malësia i plotëson të gjitha kushtet për komunës të plotë dhe njëheri fton përfaqësuesit e partive plolitike shqiptare të mos negociojnë për atë që është e drejtë natyrore e qytetareve të Malësisë.