Kryetari i Ulqinit z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij, pritën sot në takim lamtumirës Këshilltarin pranë Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë Z. Lirim Ujkaj.
Kryetari Gjeka i shprehu vlerësimet e tija për përfundimin e suksesshëm të misionit, për shërbim të cmuar në veprimtaritë e tij si diplomat dhe për kontributin e dhënë në avansimin e marrëdhënijeve të gjithanshme ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Nga ana tjetër Z. Ujkaj u falenderuar për përkrahjen e vazhdueshme të autoriteteve vendore të Ulqinit dhe se bart me vete respektin dhe dashurinë për te gjithë shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, njofton kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit.
Ai, po ashtu theksoi se angazhimi i tij do të vazhdojë edhe mëtej në interes të dy anshëm.
Në takim bashkëbiseduesit u pajtuan se relacionet bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë mbesin gjithnjë e më të afërta dhe konstruktive dhe se bashkëpunimi në të gjitha sferat thellohet gjithnjë e më shumë.
Të dy vendet mbesin partnere të rëndësishme në rrugëtimin e tyre drejtë integrimeve euroatlantike theksuan bashkëbiseduesit .