Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe kryetarit të Partisë Demokratike Fatmir Geka tha se brenda koalicionit qeverisës në Uqin të gjitha propozimet në lidhje me vendimet e rëndësishme janë të koordinuara me durim dhe me përgjegjësi.
“Matematikisht, deri te numri i mandateve të dëshiruar nuk është e vështirë për të arritur, por pyetja e madhe është ajo se çka do të na sjell rekompozimi i mazhorancës në aspektin politik,” tha ai për të përditshmen “Pobjeda”.
Qëllimi i tij dhe i partisë së tij, siç tha ai, është bashkimi në një listë të përbashkët i të gjitha partive shqiptare në Mal të Zi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Unë jam i bindur se kjo do të ishte më racionale pasi do merrnim me siguri një mandat më shumë dhe do të ndikonte te elektorati që do të ishte më i motivuar kur do të shikonte se liderët e partive shqiptare janë të bashkuar për të punuar së bashku për mbrojtjen dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi,” tha Đeka duke shtuar se “në qoftë se ky është qëllimi ynë, dhe ai duhet të jetë, destabilizimi dhe rekompozimi i koalicionit aktual në Ulqin do të prodhonte pasoja të rënda negative”.
ME KETE PROPOZIM NUK PAJTOHEN MEHMET BARDHI DHE VASEL SINISHTAJ.
Posi jo, PD, LDMZ , perspektiva, alternativa , Udsh – te gjithë se bashku e merrni 1 mandat dhe e ndani nga 6 muaj! Pastaj shamatoheni shume shpejt. Shkoni vete e vetë, e mos I shitni rrena popullit kinse per të miren e tyre e keni, se ju kuptuam ma.
Tani per tani vetem Forca që mindet me fitua mandatin vetë, asnje parti tjeter! Qysh tesh ka fillua me ju ardh fundi, dhe ishalla ju vjen. Mbesim vete me 1 mandat dhe fillon ndonje lidership I ri persmarit .