PDS është obliguar që të pranojë transformimin e Komunës urbane të Tuzit në Komunë të pavarur siç është ajo e Petnicës dhe Gucisë, shkruan gazeta Pobjeda.
Siç i është vërtetuar kësaj gazetë nga disa burime nga PDS dhe Partitë shqiptare , PDS është obliguar me aneks marrëveshje me Forcën, e cila duhet ta nënshkruhej deri në fund të muajit të ardhshëm . Afati i fundit për zbatimin e kësaj ideje është pranvera e vitit të ardhshëm, për kur janë paraparë edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Në këtë aneks do të precizohet që në fillim të seancës së vjeshtës të Kuvendit të dorëzohen amendamentet e këtyre dy partive në propozim të ndryshimit të ligjit për organizimin territorial, i cili më se një vit gjendet në procedurën kuvendore. Me këto amendamente , nëse miratohet do të formohej komuna e pavarur e Tuzit me të gjitha atributet e parapara për Komunë të pavarur.
Deputeti i PDS Nikollë Gegaj ka vërtetuar se së bashku me Forcën , por edhe me partitë e tjera shqiptare në mënyrë intensive bisedon për statusin e ardhshëm të Komunës së Tuzit. Është duke u kërkuar zgjidhja më e mirë e cila do të jetë në interes të qytetarëve të Komunës Urbane të Tuzit. Kjo gjithsesi do të jetë zgjidhje e pranueshme për të gjitha subjektet politike në Malësi, ka deklaruar Gegaj.