Hollaj-Gjeka-Cungu-AbazoviqSeanca e Parlamentit të Ulqinit e cila është planifikuar për gjysmën e dytë të qershorit do të zgjidh dilemën nëse koalicioni qeverisës do të vazhdojë të funksionojë në të njëjtën përbërje apo DPS (Partia Demokratike e Socialisteve), si partia e më e fortë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, do të arrijë që me ndihmen e ndonjërës nga partitë shqiptare të kap pushtetin, kështu e fillon shkrimin e vet e përditshmja Vijesti rreth situatës në koalicionin qeversiës në Ulqin.

Kriza brendatë koalicionit qeverisës është vërejtur pothuajse që nga themelimi i tij por arriti kulmin së fundi, kur komisioni djetëanëtarësh miratoi zgjidhjen arkitektoniko urbanistike të Ranës, i cili ndër të tjera parasheh një ashensor për në qytetin e vjetër. Këshilltar Forcës Genci Nimanbegu njoftoi haptazi se nuk do ti japë mbështetje koalicionit nëse kalon vendimi. Ai u mbështet edhe nga kreu i Forcës Nazif Cungu por nga kabineti i kryetarit të komunës Fatmir Gjeka është njoftuar se fjala e fundit për ashensor do të sillet brenda koalicionit.

“Kolegjiumi është duke vepruar në unison dhe nuk shikoj mosmarrëveshje. Do të shohim në mbledhje,” kështu tha kreu i parlamentit lokal Fuad Haxhibeti, i cili është zyrtar i lartë i Forcës, kur u pyet nëse mbledhja e ardhsme do të shënoj fundin e krizes politike duke parë nuk ka mbledhje të kuvendit që disa muaj.

By admini

One thought on “Mbledhja e ardhshme e parlamentit të Ulqinit i jep fund koalicionit aktual qeverisës?”

Comments are closed.