Gjukanoviq-cungu
Foto: Dan

Parlamentit të Malit të Zi deri në fund të tetorit të këtij viti, duhet ti dorëzohet për ndryshime ligji për organizimin territorial, të cilat zonës së Malësisë i jep statusin e komunës së plotë. Sipas informacionit, këto detyrime janë të përfshira në aneksin e marrëveshjes së koalicionit për  ushtrimin e pushtetit në nivel qendoror midis Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Forcës.

Siç mëson e përditshmja Dan nga burime jozyrtare, por siç thonë ata të  besueshme në koalicionin qeverisës, teksti i aneksit të marrëveshjes së koalicionit është pothuajse tërësisht i  dakorduar dhe do të nënshkruhet zyrtarisht në njëzet ditët e ardhshme.

Sipas të dhënave të gazetës, ky aneks definon të gjitha çështjet në lidhje me politikat strategjike shtetërore  dhe interesave afatgjata të shqiptarëve në Mal të Zi , duke pasur parasysh se Forca dhe Partia Demokratike, janë të vetmet parti  shqiptare në koalicionin qeverisës në nivel shtetëror.

Me këtë dokument përcaktohen obligimet për të përshpejtuar decentralizimin e qeverisë, apo të kthimit të disa kompetenca komunave në çështjen e menaxhimit të resurseve dhe të mbledhjes së të hyrave. Në dokument trajtohen edhe çështjet ekonomike që lidhen me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi, dhe në veçanti theksohet se shteti duhet të stimulojë krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të ndihmuar komunat e banuara nga shqiptarët. Për të gjitha angazhimet që janë të specifikuara në dokument i cili do të nënshkruhet nga liderët e dy partive Milo Gjukanoviq dhe Nazif Cungu,  janë të përcaktuara saktësisht afatet dhe bartësit e aktiviteteve që do të merren për realizimin e tyre.

Por në të gjithë këtë akoma nuk ka përfunduar çështja e kuadrove apo vende të tjera në qeverisje që në të ardhmen duhet të iu takojnë kuadrove nga Forca. Kjo çështje do të përcaktohet saktësisht në të ardhmen.

By admini