Mark-gjonaj-piknik-ana-malit”Një lajm i mirëpritur për kumunitetin shqiptar në New York,nga z. Mark Gjonaj!”, kështu e fillon postimin e tij në faqen e vet aktivisti i diasporës sonë në Nju Jork z. Xheladin Zeneli.

”Me rastin e pjesëmarrjes së Anëtarit , tashmë të njohur për ne, të Asamblesë së New York-ut, z. Mark Gonaj në Pikniku i organizuar nga Shoqatat Shqiptare me prejardhje nga trojet e veta etnike në Mal të Zi që u mbajtë me 25 Maj 2015 , z. Gjonaj njoftoi të pranishmit me një lajm të mirëpritur se “Asambleja e shtetit të NY, ka aprovuar 2 milion dollar për realizimin e Qendrës Kulturore Shqiptare “.
Falenderojmë z. Mark Gjonaj i cili ka punuar me vite të tëra për realizimin e këtij projekti me rëndësi jetike për komunitetin shqiptar dhe i jemi mirënjohës për kontributin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për çështjet që preokupojnë këtë pjesë të diasporës tonë,” përfundon Zeneli.

Mark-gjonaj-piknik-ana-malit

By admini