Seanca e Parlamentit të Ulqinit e cila është planifikuar për gjysmën e dytë të qershorit do të zgjidh dilemën nëse koalicioni qeverisës do të vazhdojë të funksionojë në të njëjtën përbërje apo DPS (Partia Demokratike e Socialisteve), si partia e më e fortë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, do të arrijë që me ndihmen e ndonjërës nga partitë shqiptare të kap pushtetin, kështu shkruante ditë më parë e përditshmja Vijesti rreth situatës në koalicionin qeversiës në Ulqin.
Kriza brenda koalicionit qeverisës është vërejtur pothuajse që nga themelimi i tij por arriti kulmin së fundi, kur komisioni djetëanëtarësh miratoi zgjidhjen arkitektoniko urbanistike të Ranës, i cili ndër të tjera parasheh një ashensor për në qytetin e vjetër.
“Kolegjiumi është duke vepruar në unison dhe nuk shikoj mosmarrëveshje. Do të shohim në mbledhje,” kështu ishte shprehur kohë më parë kryetari i Parlamentit të Ulqinit, z. Fuad Haxhibeti, i cili është zyrtar i lartë i Forcës, kur u pyet nëse mbledhja e ardhshme do të shënoj fundin e krizes politike duke parë nuk ka mbledhje të kuvendit që disa muaj.
Por në të gjithë këtë skepticizëm rreth vazhdimit të funksionimit të koalicionit qeverisës me Ulqinin dhe hamendjeve se çka do të ndodhe rreth gjithë kësaj duke se i japin përgjigje një grup figurash të rëndësishme nga Forca e Re Demokratike të cilët, sipas zërave që qarkullojnë në rrethet politike, janë kundër prishjes së koalicionit shqiptar që qeverisë me komunën e Ulqinit.
Partia Demokratike e Socialisteve është në pritje dhe ato haptazi pretendojnë që të jenë alterantive qeverise në Ulqin por edhe me kushte te qarta, i pari i komunës të jetë nga radhet e tyre.
Ditët në vazhdim do të tregojnë së në ç’kahje do të shkojë e gjithë kjo.
Mos e prishni koalicionit. Per hire te Ulqinit tani e ka rendin qe Fatmir Gjekaj te leshoi postin e kryetarit Forces.