SHB “Rumia” organizoi të dielen daljen tradicionale në malin e Rumisë.
Edhe nxehti i madh që mbizotëronte nuk ndaloi rreth 170 bjeshkatarë që të kapin majen e malit Rumisë. Mali Rumisë është i lartë 1595m mbi nivelin e detit.
Në këtë aktivitet morën pjesë bjeshkatarë nga Ulqini, Kraja, Ana e Malit, Malësia por edhe nga Shkodra, Prishtina dhe Gjakova.
Pas ngjtjes në malin e Rumisë bjeshkataret patën rastin që në Djerrin e Rumisë të përcjellin dhe të merrnin pjesë gara popullore që këtë vit ishin mjaft interesante dhe me pjesëmarrja masive. Më të mirët u shpërblyen për rezultatet e arritura.
Në fshatin Brisk, pas uljes së bjeshkatareve nga maja e Rumisë u organizua një program i pasur kulturo-artistik ku për bjeshkataret dhe të pranishmit nuk munguan pijet freskuese dhe ushqimi.
Ky është viti i katërt që shënon ripërtrirjen e një tradite të vjetër të shqiptarëve për të dalë në majen e malit të Rumisë.
Të rinjtë gjakovarë në malin e Rumisë
Të rinjtë gjakovarë që tashmë kanë realizuar një ekspeditë në Shqipëri, tashmë gjinden në Mal të Zi. Ata në faqen e tyre kanë njoftuar se janë ngjitur me sukses në majen e Rumias e cila është e lartë 1595 m, në Zonën e Krajës së Komunës së Tivarit të Malit të Zi.
“Në prapavijë: Liqeni i Shkodres, Shkodra, Hani i Hotit, Tuzi dhe Podgorica”, kanë shkruar të rinjtë gjakovarë, të cilët në këtë ngjitje nuk kanë harruar të shpalosin flamurin shqiptar.