Në të shtënat që kanë ndodhur sot në Tuz është plagosur Robert Bikaj (28), njofton Drejtoria e Policisë.
Nga policia njoftohet se ngjarja ka ndodhur në Tuz rreth orës 9:50 ku edhe u plagos Bikaj.
Pas të shtënave, ai u transportua në qendrën shëndetësore në Tuz, shkruan cdm.
Policia e dinë identitetin e personit i cili gjuajti në drejtim të Bikajt dhe janë në kërkim të tij.
Hetimi është në vazhdim