Shkolla-fillore-sukubineMinistri i Arsimit të Malit të Zi Predrag Boshkoviq do të nënshkruajnë të martën me 9 qershor 2015, me ndihmës drejtorin e Drejtorisë së Punëve Publike Radovan Gjurashkoviq, kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjekën dhe përfaqësuesin e diasporës në SHBA Cafom Bogën Memorandumin e Mirëkuptimit për ndërtimin dhe pajisjen e paraleles së ndarë të shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Sukubinë.

Nënshkrimi i Memorandumit do të kryhet në ambientet e Komunës së Ulqinit në ora 09:30, pas së cilës ata do të japin deklarata për mediat, njofton ministria e arsimit të Malit të Zi.

Nënshkruesit e Memorandumit më pastaj do të udhëtojnë për në Sukubinë.

By admini