Së bashku me Kryetarët e komunave bregdetare të Malit të Zi u takuam sot me qëllim që të diskutojmë rreth çeshtjes të Ndërmarjes ,,Të Mirat Detare,,. Në takim u dakorduam njëzëri që ky institucion shtetëror duhet të fiket dhe menaxhimii duhet të bëhet nga Komunat përkatëse, kështu shkruan kyetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu në një shkrim të tij, transmeton Ulqini Online.

Planifikimi, menaxhimi i të ardhurave dhe investimi në këtë zonë duhet kryesisht të bëhet kundrejtë nevojave të qytetarëve e jo intereseve të ndryshme. Poashtu u dakorduam që pavarësisht nga ngjyrat politike është qendrim i përbashkët që zona e te mirave detare ti kthehet Komunave, vazhdon Nimanbegu.

Grupi punues do të punojë propozimin e Ligjit dhe ftohen të gjithë të interesuarit që të kyçen për dhënien e propozimeve konkrete.

Pas kësaj tani mbetet që këtë kërkesë ta trajtojë Qeveria dhe Kuvendi i Malit të Zi.

By admini