Foto: Antena M
Seanca e Kuvendit të Ulqinit është ndërprerë sonte për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.
Gjithashtu, në atë pjesë të qytetit ka mbetur pa furnizim me rrymë, raporton Antena M.
Siç mësohet nga Antena M, seanca ku pika e parë ishte shkarkimi i Kryetarit të Bashkisë ka vijuar me pengesa dhe provokime të drejtuara nga përfaqësuesit e Lëvizjes URA.
Në momentin që është ndërprerë furnizimi me energji elektrike ka pasur një zhurmë dhe më pas është ndjerë era e gazit lotsjellës.
Këshilltarët kanë thirrur policinë e cila tani po mbledh informacione për ngjarjen.
Një ambulancë ndodhet në vendngjarje.