![](https://ulqini-online.com/sajti/wp-content/uploads/2024/05/Fatmir-Gjeka-Genci-Nimanbegu.jpg)
Fatmir Gjeka (PD) dhe Genci Nimanbegu (Forca)
Sot Kuvendi i Ulqinit në orët e vona të pasdrekës filloi mbledhjen ku si pikë e rendit të ditës ndër të tjera është shkarkimi i kryetarit të komunës z. Omer Bajraktari kuadër i Lëvizjes qytetare URA.
Siç mësohet ka mundësi që po sonte ose neser të zgjedhjet edhe kryetari i ri në të cilën pozitë me shumë gjasë do të jetë z. Genci Nimanbegu nga Forca e Re Demokratike, shkruan Ulqini Online.
Në gjysmën e pare të muajit maj ishte arritur marrëveshja për formimin e koalicioni të ri për të qeverisur me këtë komunë, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e rregullta në fillim të vitit 2026. Shumicën e re parlamentare do ta përbëjnë Partisë Demokratike (PD), Forca,Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Socialdemokrate dhe Partia Boshnjake.
Në opozitë, përveç Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Demokratëve, të cilët nuk ishin pjesë e qeverisë as në dy vitet e mëparshme, do të jenë kolegët e tyre nga Lëvizja Qytetare URA dhe Alternativa Shqiptare.
Kujtojmë se pas plot 6 viteve, partitë shqiptare janë në rrugë të rikthejnë postin e kryetarit të Komunës së Ulqinit. 6 vitet e fundit pozitën e kryetarit të Komunës së Ulqinit e kanë mbajtu Loro Nrekiq dhe Aleksandar Daboviq, për 4 vite nga radhës e PDS si dhe Omer Bajraktari për dy vite nga radhët e Lëvizjes URA.