Për besimtarët e besimit islam, në muzgun e sontëm fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, e në agimin e nesërm edhe agjërimi.

Muaj i begatë i Ramazanit është sfidë për besimtarin në përmbushjen e përgjegjësive të tij para Zotit, para familjes, por edhe para shoqërisë. Tridhjetë ditët e Ramazanit janë mundësi për të kthjelluar mendjen, por edhe për të rikthyer buzëqeshjen e gëzimin, kështu thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratatike, transmeton Ulqini Online.

Koha në të cilëm gjendemi reflekton brenga dhe shqetësime, e ato kërkojnë besim dhe shpresë. Andaj, kemi nevojë, dhe agjerimi e jep këtë mundësi që të bashkuar të përpiqemi e pavarësisht sakrificave që kërkohen, të zgjatim dorën e bashkëpunimit në tejkalimin e tyre.

Uroj për të gjithë besimtarët islam në veçanti për bashkëkombasit shqiptar – agjerim të lehtë, të pranuar dhe Ramazan të begatë!, përfundon kumtesa e Forcës së Re Demokratike.

By admini