Nga NIKË GASHAJ                        

Ndarja e Kosovës është  opsion i politikës strategjike serbe të cilin Beogradi e mban në tryezë më shumë se tri decenie. Për ndarjen e Kosovës i pari ka folur Dobrica Qosiq, i cili ndër të tjerat ka thënë: “Zgjidhja e antagonizmit shekullor ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë mund të gjindet në kompromis në bazë të së drejtës historike dhe etnike. Një kompromis i tillë nënkupton të drejtën e shqiptarëve   në Kosovë për t’u bashkuar me Shqipëri, me territore në të cilat janë shumicë. Ndërsa, Serbisë do t’i bashkoheshin territoret me shumicë serbe në Kosovë.

Po përkujtojmë se Dobrica Qosiq, më 2005. e ka publikuar librin në të cilin është përpjekur për shpjegimin e ndarjes së Kosovës. Libri i tij është promovuar pothuajse, në të gjitha qytetet e Sebisë. Kryetari aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe të gjithë të tjerët para tij, një ide të tillë politike mbi Kosovën e kanë miratuar si strategji shtetërore. Andaj, Vuçiqi në vitet 2017 dhe 2018, haptasi ka folur për përcaktimin e Kufijve Kosovë -Serbi, respektivisht për ndarjen e Kosovës.

Për ndarjen e Kosovës, udhheqësia politike e Serbisë për një kohë  gjatë ka bë përpjekje për kyçjen e Shqipërisë, por pa sukses. Më në fund, sipas fjalëve të Sonja Biserko, kryetares së Komitetit të Helsinkit të Serbisë, Beogradi në Tiranë e ka gjetur bashkëbiseduesin për realizimin e një strategjie të tillë-për ndarjen e Kosovës, në një udhheqës  të lartë të shtetit shqiptar i cili në bashkëpunim me Aleksadër vuçiqin dhe Hashim Thaçin kanë përgatitur planin për ndarjen e Kosovës. Për autorët e politikës të ndarjes së Kosovës ka folur dhe ish – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Në lidhje për një plan të tillë, në një intervistë, Vuçiqi është shprehur: gjithëçka ka qenë e dakorduar ndërmjet përfaqësuesëve politikë serbë dhe shqiptar, por një shtet i fuqishëm evropian e ka ndaluar një marrëveshje të tillë. Sipas tëra gjasave, ai shtet ka qenë Gjermania, në krye me Kancelaren Angela  Merker.

                                             Ballkani i Hapur, dështim politik

Më 23. 12. 2019, në Novi Sad u miratua iniciativa Mini Shengeni ballkanik. Në takimin e parë morën pjesë  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev. Përfaqësuesit e kësaj Nismë kanë deklaruar se ajo do të ketë në “rëndësi të madhe” për Ballkanin Perëndimor.

Me 29 korrik 2021, funkëcionarët e lartpermendur e mbajtën mbledhjen e dytë në Shkup dhe e riemertuan iniciativën “Mini Shengen” në “Ballkanin e Hapur”. Mirëpo, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës në fjalë. Për Nismës “Mini Shengen”, respektivisht “Ballkanin e Hapur” kam shkrua në mënyrë kritike në shumë mediume shqiptare, por dhe në ato sllave. Pra, kam qenë kundra një iniciative të tillë, duke e vlerësuar atë si projekt të rrezikshëm  politik për Kosovën dhe tërë rajonin ballkanik, meqenëse nismëtari kryesor i saj, Aleksandër Vuçiq, në prapaskenën politike, ka pasur ambicie dhe qëllim të realizmit të projektit nacionalist, të ashtuquajtur “Bota Serbe”, apo “Serbia e Madhe” i cili do të destabilizonte tëra vendet e rajonit ballkanik, por dhe më gjerë.

Ndër të tjera kam thënë se çështje qëndrore për stabilizimin e rajonit ballkanik është vendosja e normalizimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivist të njohjes së tyre reciproke shtetërore, sepse pa stabilizim politik në rajon, nuk ka as bashkëpunim të suksesshëm ekonomik. Përkundrazi, gjithë çka tjetër paraqet gënjim apo mashtim politik për qëllime të politikës hegjemoniste të Serbisë.

Ajo që paraqiti befasi, çudi dhe shqetësim ishte fakti se Shqipëria e pranoi këtë nismë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq pa marrëveshje me Kosovën, u rreshtua dhe u bë partner i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe pse një iniciativë e tillë kishte një prapavijë të dëmshme politike për Kosovën, respektivisht, gjoja e normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet të tegtisë së lirë, pa njohje shtetërore të Kosovës, por si në kohën e ish-Jugosllavisë, si krahinë e Serbisë. Me fjalë të tjera, Serbia kishte për qëllim të bënte manovra për legjitimin e një gjëndje të tillë politike dhe për shtyrjen e njohjes së Kosovës. Ata është dashtë për ta ditur shteti shqiptar, por dhe partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut që kanë qenë në koalicion me ish kryeministrin, Zoran Zaev. Në anën tjetër, rajoni nuk ka pas nevojë për iniciativë të tillë rajonale, kur dihet se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të përfshira në procesin e Berlinit.

Procesi i Berlinit është emri i procedurave të kombinuara të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Brukselit, e nisur nga dëshira e Angela Merkelit, ish- Kancelares të Gjermanisë, në vitin 2014., që Bashkësia Evropiane t’i kushtojë vëmendjen më të madhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Kryeministri i Shqipëris, Edi Rama, nëpërmjet mjeteve të informimit, më 1. Korrik 2023,  deklaroi se Iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” ka përfunduar, dhe se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhen t’i përkushtohen Procesit të Berlinit.

Sipas nënshkruesëve të Inicijativës rajonale “Ballkani i Hapur”, Vuçiq, Rama dhe Zaev, ajo duhej të mundësonte një qarkullim më të shpejt të mallrave, kapitali, njerëzve dhe shërbimëve në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nuk u realizua. Iniciativa në fjalë nuk pati asnjë arritje, por shkaktoi vetëm dëme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën dhe i shërbeu Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa në nisme për treg të përbashkët rajonal.

Në kuadër të “Ballkanit të Hapur” Vuçiqi donte që Serbia të diktonte shumë gjëra dhe këtë do ta arrinte me hyrjen e BeH dhe Malit të Zi, në këtë iniciativë, të cilat ai i kupton si shtete serbe, që do të thotë “botë serbe” dhe Serbia  do ta keqpërdorte atë inicijativë rajonale si një vend më i madh në mesin e antarëve të saj.

Mud të supozohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marr një sinjal nga Brukseli për të hequr dorë nga iniciativa “Ballkani i Hapur”. Po ashtu, situata e tensionuar në Mitovicën Veriore të Kosovës mes serbëve dhe organeve shtetërore të Kosovës dhe KFOR-it,  ishte një arsye e mirë që Rama të shpallte se Ballkani i Hapur ka përfunduar, meqënse e kishte përmbushur misionin e tij dhe se po vazhdonte t’i përkushtohej procesit të Belinit. Më tutje, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në disa raste ka thënë se ka rezerva për Ballkanin e Hapur. Prandaj, mud të konstatohet se iniciativa rajonale e Ballkanit të Hapur ka dështua.

Përfundim: politika e “Ballkanit të Hapur” është dëshmi e amatorizmit të pakuptueshëm  të Ramës, Vuçiqit, Zaevit( dhe Pendarovskit) nga Shkupi, të cilët  një iniciativë të tillë rajonale, e kanë mbrojtur për katër vitet e fundit pa asnjë projekt studimor për kushtet e saj ekonomike dhe politike. Andaj, dështimi i politikës të “Ballkanit të Hapur”, por dhe një sërie të politikave të tjera të gabuara në vendet rajonale ballkanike në politikën e brendëshme dhe të jashtme, në rend të parë, janë pasojë e krizës së politikës kuadrovike. Me fjalë të tjera, sot në shekullin 21, në epokën e revolucionit shkencor dhe teknologjik, kur nga Perëndimi deri në Lindje  ka rreth 100 disciplina të shkencave politike, ndëra në anën tjetër, me keqardhje mund të konstatohet se në vendet rajonale ballkanike, me politikë kryesisht merren kuadrat pa asnjë arsimim politik, dmth. kudra politikisht jokompetente.

Pikërisht për këtë arsye, si dhe për shkak të kulturës së pazhvilluar politike demokratike, vendet rajonale ballkanike kanë një rrugë aspak të lehtë për në Bashkimin Evropian.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë deklarative janë përcaktuar për integrime europiane. Por në BE nuk hyhet nëpër rrugë shkurtore, sikurse mendojnë disa politikanë të ballkanit. Por u duhet të përmbushin kriteriet e përcaktuara përkatëse europiane. E gjitha ajo kërkon ekspertë të dëshmuar në teori dhe empiri, në fusha të ndryshme të sistemit ekonomik, politiko-juridik, kulturor, etj. për reformat thelbësore në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Njohjet politike tregojnë se nuk është tejkalua ideologjia politike e viteve të 90-ta në Sërbi. Fjala është për ide të njëjta dhe për gjëndjen shpirtërore mitologjike, por në një kohë dhe rrethana plotësisht të ndryshme gjeopolitike. Pra ka të bëj me një mitologji politike dhe ideologji, e cila gjithherë ka qenë e rrezikshme për paq dhe stabilitet rajonal. Andaj, është i nevojshëm diferencimi i plitikës mitologjike dhe i asaj reale.

Ideja e Serbisë së Madhe sikurse një sëmundje epidemike ekziston dhe mbijeton tashmë disa shekuj dhe se gjithmon shfaqet në kohën kur për atë arrihen kushtet e volitshme. Ajo mund të kapërcej dhe gjenerata, periudha të tëra, por kurr në të vërtet nuk shuhet apo vdesë.

Një konkluzë të tillë më së miri e vërteton dhe historiania e njohur serbe, Llatinka Peroviq, e cila ndër të tjerat thotë: “Serbia është e lodhur nga luftërat për pushtimin e e terrotereve të huaja. Brenda 125 vjetësh ajo ka luftuar për çdo 14 vjet… Sot, kur një orientim i tillë do të duhej të jetë i zbrazur, bëhet e qartë se është e nevojshme të ndryshoj ajo që quhet mentalitet. Mirëpo, parashtrohet pyetja: a mund të ndryshoj fare mentaliteti serb? Unë e pranoj se vetë po përmballe gjithnjë e më tepër me këtë pyetje, por akoma nuk kam përgjigje?!

By admini