(Më rastin e 80-vjetorit të vdekjës)
Faik Konica, Shqipëria, kopshti shëmbor i Evropës Juglindore, Botoi: “Gjon Buzuku”, Prishtinë, 1991
Nga Dr. Nail Draga
Në sajë të kursit ideologjik që u instalu në Shqipëri nga fundi i vitit 1944 që zgjati deri me rënien e sistemit socialist(1990) shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë mbetën të pa informar për jetën dhe veprimtarinë e disa personalitetëve me rëndësi kombëtare. Ishte kjo koha e anatemimit dhe të margjinalizimit që ishte pjesë e strategjisë së pushtetit ndaj figurave eminente kombëtare. Kemi të bëjmë me një goditje të rëndë për kulturën kombëtare nga vet fakti se si bazë e çdo gjëje ishte çelsi ideologjik pa marrë parasysh vlerat kombëtare e ato artistike.
Nder ata figura të anatemuara bën pjesë edhe intelektuali, eseisti, publicisti, shkrimtari e diplomati Faik Konica(1876-1942), veprimtaria e të cilit për rreth pesdhjetë vite ishte e panjohiur për opinionin e gjerë kulturor e shkencor shqiptar.
Nuk ka dilemë se një vlerësim të tillë çdo lexues mund ta ketë po që se do ta shfletojë botimin “Fjalori enciklopedik shqiptar”,botuar në Tiranë në vitin 1985, ku në njësinë bibliografike për F.Konicën(f.521-522), nuk është shënuar vepra kryesore e tij “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”.
Një e dhënë e tillë thënë më së buti dëshmon qasjen subjektive përkatësisht joserioze te hartuesve të njësisë përkatëse në këtë botim, duke marrë parasysh sekjo vepër ka qenë e botuar në vitin 1957 në Boston, dhe e njohur për opinion shkencor e kulturor anglishtfolës.
Një nder kontrbutet me vlerë që i ka dhënë kulturës shqiptare Federata Pan-Shqiptare e Amerikës –VATRA, është padyshim edhe botimi i veprës së Faik Konicës “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, botuar në Boston të SHBA-ve në vitin 1957. Pasi libri është shkruar në gjuhën angleze për një botues të huaj, të paktë kanë qenë ata intelektualë shqiptarë qe e kanë lexuar dhe përdorur këtë libër me vlerë.
Dhe për çudi kaluan mbi pesë dekada nga dorëshkrimi i tij dhe mbi tri dekada që kur botohet anglisht, ndërsa lexuesi shqiptar ishte i privuar nga përmbajtja e këtij libri, të cilin censura socrealiste e menjanoi si dhe vet autorin e librit. Atë që nuk e bënë ata që ishin kompetentë e bëri NB”Gjon Buzuku” nga Prishtina, e cila e botoi dhe e përktheu në gjuhën shqipe nga prof. dr. Abdullah Karjagdiu, për të parën herë veprën e F.Konicës “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, duke iu dhuruar lexuesve një vepër madhore të kulturës sonë, me ç’rast mori fund një padrejtësi e madhe si ndaj shkrimtarit dhe një padrejtësi edhe ndaj kulturës shqiptare në përgithësi.
Në hyrje të librit që është shkruar nga Q.Panariti, i cili ka bërë edhe redaktimin e këtij libri njoftohemi se dorëshkrimi u zbulu rastësisht në vitin 1952, ndërsa pas përgatitjes për botim iu dorëzua për vlerësim Fan S.Nolit dhe dr. Endru D.Eliasit, miq të vjetër dhe të ngushtë të Konicës.
Në fjalën e vet Noli, që është botuar si parathënie e këtij botimi, ne mes tjerash thekson se “vërtet libri mbeti i pakryer për shkak të vdekjes së parakohshme të autorit, por ne na vjen mirë që e kemi edhe në këtë formë të papërfunduar” me çka dëshmohet se përmbajtja e tij është e cilësisë së lartë.
Pas parathënies Q.Panariti në artikullin me titull “Faik Konica një kalorës i atdhedashurisë shqiptare”, ka shkruar deri më tash biografinë me të plotë për ketë personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Librin e përbëjnë gjithsej dhjetë ese, shtojca dhe fjala e botuesit.
Nga lënda e shtjelluar në këtë botim lirisht mund të themi se nuk mund të supozohet që ndonjë libër si shkrim të synojë t’i thot të gjitha ato që e bëjnë të veçantë historinë e popullit tonë, veçoritë nacionale, traditën si dhe natyrën e tij, por një ideal të tillë, e themi pa ngurrim e ka arritur F.Konica në këtë libër, i cili është një projekt i mirëfilltë i enciklopedisë shqiptare.
Në këto ese vërehet se Konica është përpjekur të jetë sa më objektiv dhe i paanshëm në trajtimin e lëndës përkatëse. Në përgjithësi esetë janë shkruar në mënyrë sintetite, ku trajtohen disa çështje të veçanta nga disa këndvështrime.
Po ashtu me mjaft sukses ka shfrytëzuar një literaturë selektive nga autorë të ndryshëm evropianë, të cilët kanë shkruar për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Pas leximit të këtij libri lexuesi shqiptar me siguri do të shqetësohet nga vet fakti se si ka qenë e mundur që deri më tash të mos ketë pasur mundësi ta ketë në gjuhën shqipe këtë vepër të çmuar.
Por siç kemi cekur më lart, puna krijuese e F.Konicës e kësaj “enciklopedie që ecën” siç e ka quajtur poeti i shquar francez G.Apolineri, vazhdon të jetë ende e shpërndarë nepër vëllime të ralla apo e strukur nëpër revista të ndryshme.
Po të mblidhën dhe të renditën sipas kriterit tematik do të kemi një seri vëllimesh që do të pasurojnë trashëgiminë kulturore, letrare e shkencore. Atëherë do të shihet se F.Konica ka qenë gjuhëtar, letrar, publicist, kritik, historian, diplomat dhe etnograf i orëve të para të shkencës dhe të kulturës shqiptare.
Po ashtu do të shihej se ai si stilist ishte nxënës i Kristoforidhit dhe i Naimit, por i tejkaloi siç ishte e natyrshme duke shtruar trasenë e gjuhës letrare shqipe, shkruante me një rast studiuesi i historisë Kristo Frashëri. Ndërsa Fan Noli shkruan se “të gjithë shkrimtarët shqiptarë që erdhën pas Konicës-janë nxënësit e tij”, duke përfshirë edhe vet Nolin.
Andaj me botimin e këtij libri për të parën herë në gjuhën shqipe, nxënësve, studentëve, intelektualëve dhe lexuesve të pasionuar u dhurohet një vepër e veçantë për kulturën tonë, nga një “stilist i vërtetë, dijetar i shkëlqyer dhe atdhetar i madh shqiptar” siç e quante ate Noli, ku çështja kombëtare shqiptare ishte ideali i jetës së tij.
(Lexuar më rastin e shënimit të 80-vjetorit të vdekjës së F.Konicës në Ulqin me 22 dhjetor 2022)