
Ditë më parë, Federata e futbollit të Shqipërisë kontaktoi talentin Ruvejd Peraj duke i ofruar atij që në të ardhmen të mbrojë ngjyrat e kombëtarës së Shqipërisë, shkruan Ulqini Online.
Siç mësohet nga faqja Albanian Team, Ruvejd Peraj ka vendosur të mbrojë ngjyrat e kombëtarës shqiptare në të ardhmen.
Ruvejd Peraj luan në pozitën e sulmuesit dhe luan në ekipin Augsburg në Gjermani dhe është nën kontrate me klubin gjerman.
Ruvejdi rrjedh nga familja Peraj nga Shasi i Anës së Malit dhe i lindur në Gjermani.