Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i ka dërguar propozimin kryetares së Kuvendit, Danijella Gjuroviq, për shkurtimin e mandatit përbërjes aktuale të 27 të Kuvendit të Malit të Zi. Ai, ka shprehur besimin se deri tek Qeveria e re, mund të vihet vetëm me vendimin e qytetarëve në zgjedhje. Në arsyetimin e vet, presidenti Gjukanoviq, ka theksuar se “në pajtim me nenin 95, pika 5 e Kushtetutës së Malit të Zi,  konsultimet lidhur me mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re, me përfaqësuesit e partive parlamentare dhe të koalicioneve të përfaqësuara në Parlamentin e Malit të Zi, i kam zhvilluar më 15 dhe 16 shtator të këtij vitit”. Ai, ka rikujtuar se ftesës së tij, nuk i janë përgjigjur përfaqësuesit e e FD, Malit të Zi Demokratik, PSP dhe Lëvizjes qytetare URA, transmeton Ulqini Online.

“Propozimin që mandatin për përbërjen e Qeverisë së re të ia besoj Miodrag Lekiq,  të cilin dje në emër të  partive që kanë fituar shumicën e mandateve në zgjedhjet e viti 2020, më ka dërguar Andrija Mandiq, nuk munda ta pranoj duke konsideruar se për këtë nuk janë arritur të gjitha kushtet e domosdoshme”, ka sqaruar presidenti Gjukanoviq.

Ai, siç shkruan rtcg, ka theksuar po ashtu, se vetëm kësaj radhe, liderët e koalicioneve të cilët pohojnë se e kanë shumicën nuk i janë përgjigjur ftesës për konsultime. “Nuk i kanë ofruar as nënshkrimet e shumicës së deputetëve derisa janë ftuar në përvojën e mëparshme e cila është krejtësisht ndryshe. Pra, nuk kam fituar përshtypjen se ekziston shumica e qartë e cila do të ishte në gjendje të formojë Qeverinë e cila do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të rënda financiare, ekonomike, juridike, institucionale dhe politike, ka theksuar presidenti, Gjukanoviq.  

By admini