Refik Mollabeqiri, gjimnazisti i suksesshëm

NJË PASION RINOR I KTHYER NË BIZNES TË SUKSESSHËM

Të rinjtë janë konsideruar gjithmonë forca lëvizëse e së ardhmes së çdo ekonomie.

Gjatë periudhës së gjatë të tranzicionit, në rajonin tonë janë zhvilluar iniciativa të ndryshme për të promovuar fuqizimin, punësimin, zhvillimin e aftësive si dhe kulturën e sipërmarrjes së të rinjve.

Mali i Zi është i angazhuar për zhvillimin e një klime të qëndrueshme të biznesit duke vazhduar zbatimin e reformave thelbësore ekonomike dhe administrative, të cilat do të kontribuojë në një mjedis më tërheqës të biznesit.

Ngritja e një biznesi është diçka që fillon nga dëshira dhe pasioni për të krijuar dhe punuar për veten. Startup-et janë fomate të reja të biznesit,të drejtuara nga të rinj energjikë dhe me ambicie tëforta.

Mundësinë për të krijuar një biznes të vogël të vetin e shfrytëzuan edhe disa të rinj nga Ulqini, të cilët përfituan një mbështetje financiare me vlerë prej 2400 eurosh, në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”.

Njëri prej tyre është startup-i “RM STUDIO” i iniciuar nga Refik Mollabeqiri – maturant i Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim” të Ulqinit.

Refiku është një djalë i pasionuar pas artit të fotografisë. Dëshira e tij që këtë pasion ta profesionalizojë sa më shumë që është e mundur, është shumë e dukshme. Ai vazhdimisht gjurmon stilet më aktuale të fotografimit, arritjet e fundit teknologjike për përpunimin e fotografive. Ai angazhohet shumë edhe në përsosjen e aftësive të tij në fushën e marketingut digjital, të cilat e bëjnë atë gjithnjë e më të preferuar në mesin e klientëve të rinj, por po ashtu e rekomandojnë atë fuqishëm edhe për projekte më serioze të kompanive lokale, sidomos gjatë sezonit turistik.

Në kuadër te këtij projekti, Refiku biznesit të tij ekzistues i shtoipajisje fotografike te cilësisë së lartë të cilat dukshëm do të rrisin kualitetin e punës së tij, do ta bëjnë atë më të dukshëm në publik, por mbi të gjitha do t’i ndihmojnë atij të gjenerojë më shumë të ardhura për vete dhe familjen e tij.

Fotografia e Refikut jo vetëm që na bën të ndjejmë një realitet ndryshe, ajo njëkohësisht kontribuon që ta shndërroj Ulqinin në një destinacionkurioz për t’u vizituar nga turistët.

Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPAII për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe zbatohet nga organizata WorldVisionAlbania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

By admini