Libraria Ulqini në bashkëpunim me gjimnazin e përgjithshëm “Vëllazerim Bashkim”, te hënën organizuan një takim i hapur me nxënesit e gjimnazit ku i ftuar ishte shkrimtari dhe analisti i mirënjohur nga Maqedonia e Veriut z. Kim Mehmeti.
Teme e diskutimit ishte “Arsimi dhe sfidat e te rinjeve sot”. Z. Mehmeti në fjalën e tij por edhe duke iu përgjigjur pyetjeve të nxënësëve potencoi rëndësinë e mësimit cilësor. Ai këtu preku edhe të metat e përgjithshme me të cilën ballafaqohet arsimi sot por që kjo nuk duhet të dekurajojë nxënësit por ata duhet të punojnë, jo për letra por për dije.
Në fund të takimit nxënësit shfrytëzuan rastin edhe për fotografi të çastit me shkrimtarin e njohur.
Libraria Ulqini me këtë rast falenderon edhe drejtoreshen e shkollës znj. Ardita Kovaçi për gadishmerinë dhe bashkepunimin.