Është pothuajse e pamundur që të shkosh në hapsirat e kompanisë së njohur të shërbimeve të telekomuinkacionit në qytetin tonë e të mos dallosh punëtoret vyera të kësaj kompanie. Përveç punës obligative që ata e kanë për detyrë ata mundohen që edhe të ndihmojnë klientat edhe në përzgjedhjen dhe shpalosjen e ofertave më të mira dhe më të lira të momentit që ata kanë, shkruan Ulqini Online.

Njëra nga ta është edhe Amina Suka një punëtore e mrekullueshme dhe mbi të gjitha një vajzë e sjellshme dhe e edukuar më së miri. Amina ditë më parë nga kompania ku ajo punon është shpërblyer si punëtore e dalluar.

”Kompania jonë ka heronjtë e vet – kolegë të cilët janë të gatshëm të shkojnë një hap më tej në punën me klientët, për të dhënë më shumë se sa pritet prej tyre”, kështu i vlerësojnë punëtoret e dalluar nga kjo kompani.

Kjo është hera e dytë që kjo kompani, bazuar në vlerësimet dhe komentet e shkëlqyera që ata morën nga klientët gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, bazuar në anketat që bëhen rregullisht midis përdoruesve që na kontaktojnë, vlerëson punëtoret e vet, në mesin e së cilës është edhe Amina Suka nga qyteti i Ulqinit.

By admini