Pronaret e anijeve në Ulqin organizojnë vozitje falas për nxënësit e shkollave të qytetit

Shoqata e pronarëve të anijeve nga Ulqini në bashkëpunim me shkollat e qytetit tone organizuan dje një shëtitje për nxënësit e shkollave të komunës së Ulqinit. Ishte kjo një ngjarje e bukur, emocionuese për shumë fëmi dhe nxënës, nga të cilët shumë nga ata edhe për të parën herë lundruan me sanalla dhe anije të bukura të “flotës” tonë, , kështu shkruan z. Ismet Karamaga në një post të tij në facebook..

Padyshim mendoj, që ishte ky një gjest për të lavdruar nga të gjithë pronarët të cilët morrën pjesë me anijet e veta.

Mirëpo, në veçanti një falenderim i veçantë i takon z. Sabahudin Vogliqit i cili jam më se i bindur që është autori i kësaj ngjarje.

Nuk është për të çuditur pasi që Saboja edhe më parë, ka organizuar ndarjen e dhuratave në fund të vitit.

Ishte ky një gjest, human dhe i bukur nga ky entuziast, prandaj, nuk është për të çuditur që edhe një gjë e tillë lindi në zemrën dhe shpirtin e tij.

Mendoj, që është mirë që një gjë e tillë të bëhet një traditë, kështu që dua të besoj që edhe në vitin 2023 do të organizohet përsëri, edhe më mirë dhe më bukur.

Falenderim për organizatoret kanë shorehur të gjitha shkollat e qytetit.

Falenderimi i vecante nismetarit te kesaj ngjarje, Sabo Vogliq,si dhe pronareve te gjitha anijeve te cilet u pergjigjen me kenaqesi ketij akti humanitare: Tino Voliqi, Hasim Sulejmani, Gzim Nimanbegu, Emir Vogliqi, Adnan Alibegu, Xhenan Beci, Hasan Sulejmani, Raif Begu dhe Naser Bushati.

Ky vit filloi ne nje menyre me te bukur, te percjellur me nje sezone te suksesshem turistik.

Sic mesojme, ky eshte vetem fillimi i nje tradite te bukur, kështu shkruhet në një post të shkollës fillore Marko Nucullaj në Shtoj të Ulqinit.

By admini