
Universiteti i Prishtinës shpall konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2022/2023.
Gjithsej 5497 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.
Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më datë 19 korrik 2022.
Nga sa mund të lëxohet nga konkursi i shpallur, këtë vit në Universitetin e Prishtinë mund të regjistrohen deri në 55 nga Mali i Zi.
Për konkursin e plotë klikoni KËTU.
Temë nga projekti “”Shkruaj dhe lexo në gjuhën shqipe” – Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2022”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.