Qytetare te nderuar, gjatë ketyre ditëve jemi koshient me atë që po ndodh, shteti jonë ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë te cilës fëmijët e shtetit të Kosovës, vendim ky që fëmijëve të Kosovës u lejohej që të kalojnë kufirin e shtetit tanë vetëm me çertifikatë të lindjes, thuhet në një reagim të Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Certifikata e Lindjes është dokument zyrtar që lëshohet nga zyra e Gjendjes Civile, dhe është dokument i cili shërben si bazë fillestare për kërkimin e dokumenteve të tjerë të identifikimit specifik si pasaporta, letërnjoftimi apo patenta. Po të jetë e paisur me fotografi shërben dhe si dokument identifikimi për personat nën moshën 16 vjeç, vazhdon reagimi.
Të gjithë e dimë që ato që e mbajnë gjallë turizmin e qytetit tonë janë pikërisht shtetasit Kosovar, prandaj me këtë rast i drejtohemi publikisht kryeministrit z. Abazoviqit që Vendimin e lartëpërmendur ta kthej në fuqi, përfundon reagimi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve.