QEVERIA E PAKICËS ME MANDAT TË KUFIZUAR

Diskursi politik

Qeveria e re e Mali të Zi,  e cila u votua me 28 prill e njohur si qeveria e pakicës, parashihet që  të ketë mandat të kufizuar prej një viti, duke qenë “eksperimentale”, në krahasim  nga e mëparshmja e cila ishte e “ekspertëve”, e cila do të përballet me  objektivat e programuara në rrethana jo të favorshme ekonomike e politike në këtë mjedis

Nga Nail  Draga

Në sajë të dekompozimit të ish  shumicës parlamentare  Qeverai e pakicës  u votu nga 45 deputetë dhe 3 kundër,  përbëhet nga   18 ministri dhe 2 ministra pa portofol. Për nga sasia e ministrive në krahasim  nga e mëparshmja e cila kishte 12 minsitri, një veprim i tillë do të dëshmoi në praktikë arsyeshmërinë e tillë në realizimin e objektivave qeveritare.

Në sajë të biografive të prezantuara nga ministrat e kabinetit qeveritar, analistët kanë vlerësuar se kemi të bëjmë me individë pa përvojën e duhur dhe mungesë të përgatitjës profesionale në detyrat ku janë vendosur, sepse  me përjshtim të disa individëve të tjerët janë fillestarë në detyra të tilla  me përgjegjësi.

Dy objektivat kryesore

Në sajë të prezantimit të ekspozesë nga kryeministri Dritan Abazoviqi, del qartë se qeveria e re do të synojë të realizojë dy objektiva kryeore të cilat janë: funksionimi shtetit ligjor dhe zhvillimi ekonomik. Në këtë gamë të çështjeve nuk ka dilemë se vend parësor zënë lufta kundër korupsionit dhe krimit të organizuar. Një qasje e tillë nuk ështëe panjohur sepse edhe qeveria e mëparshme e dalur nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit 2020, edhe pse arriti të veprojë në këtë drejtim, angazhimi i tillë mbeti vetëm në nismë sepse iu ndërpre funksionimi. Madje angazhimet  e tyre janë përshëndetur nga opinioni në vend e jashtë sepse individet dhe klanët e ndryshme kriminal kanë vepruar për tridhjetë vite të pa prekur nga ana e pushtetit(DPS), nga del se ata kanë pasur koordinim të përbashkët.

Korrupcioni dhe kriminaliteti

Lufta kundër korrupcionit dhe kriminalitetit të organizuar  janë çëhtjet kyçe qe duhët të dëshmohet me procesuimin  e individëve në nivelin më të lartë. Burgosja te ish kryetarës së gjykatës supreme  V.Medenica në këtë aspekt është  hap që duhet përshëndetur por opinioni vendas dhe ai ndërkombëtarë presin që të vazhdohet në këtë drejtim, sepse nuk ka të pa prekshëm  ku sistemi ligjor duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Për të arritur objektivat e planifikuara kryeministri Dritan Abazoviqi  duhet të mbeshtetet nga shumica parlamentare por edhe nga opozita sepse shteti ligjor është në favor të gjithë qytetarëve. Por, duhet cekur se roli i DPS-it mbetën parësor, sepse pa mbeshtetjen e tyre nuk mund të realizohet objektivat për reforma.

Duke marrë parasysh se presidenti i Malit të Zi, M.Gjukanoviqi është në rol të dyfishtë, por për të avancuar  raportët shoqërore, nuk duhet të sillët si kryetar partie por si president i vendit. Vetëm me një qasje të tillë mund të bëhën ndryshime dhe avancim të integrimeve europiane që është synim i vazhdueshëm i qeverisë në Mal të Zi.

Duhet të shfrytëzohet okupimi i Ukrainës

Në sajë pushtimit të Rusisë në Ukrainl ndryshuan raportët gjeopolitike ndërkombëtare që janë në favor të  vendëve të cilët synojnë të jenë pjesë e Bashkësisë Europiane. Një veprim i tillë   do të ishte në favor të stabilizimit në Ballkan, duke marrë parasysh rolin destruktiv të Serbisë, si në të kaluarën e në ditët tona. Duke marrë parasysh se  në këtë drejtim ne krahasim ndaj  vendëve tjera në regjion Mali i Zi  është në përparësi  andaj duhet të shfrytëzohet momenti gjeopolitik. Po ashtu një moment i tillë do të ndikonte për të  ndaluar ndikimin rus dhe kinez në Mal të Zi.

Në këtë aspekt duke mbeshtetur qeverinë e pakicës jo vetëm nga shumica aktuale parlamentare por edhe nga opozita Mali i Zi  ka shansen historike  për tu distancuar nga politika e kaluar duke qenë e pranueshme për qytetarët dhe faktorin ndërkombëtar.

Privatizimi i dështuar

Ndër çështjet të cilat do të ballafaqohet qeveria e pakicës ka të bëjë me  rishqyrtimin e të gjitha vendimeve që kanë të bëjnë me procesin e  privatizimit. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse privatizimi i ndermarrjve shtetërore në tërë vendin pothuaj ka dështuar në tërësi, duke i plaçkitur  nga individë apo klane të ndryshme të lidhur me qarqe të pushtetit.

Theksojmë me këtë rast Ulqinin  si shembull praktik i privatizimit të dështuar,  duke veçuar hotelet, kryporën, ndërmarrjet “Primorje”, “AgroUlqini”, “Ultep”, “Otrantcomerc” etj.

Vladanosi iu kthehet ish pronarëve

Nga ndryshimi i pushtetit pas tridhjetë viteve në lidhje me çështjen e privatizimit ndodhi hapi i parë pozitiv.Fjala është për ullishtën e Valdanosit i cili në vitin 1978iu muar pronarëve me kompensim minimal, për qellime të ushtrisë së asaj kohe.

Ndonëse për rikthimin e ullishtës së Valdanosit ish pronarëve ka qenë  ide e  vazhdueshme e partive politike shqiptare, madje janë organizuar protesta, takime e tubime të ndryshme, por kundër ishte pushteti, përkatësisht DPS-i, sepse për të realizuar  një ide e tillë duheshin votat në parlament. Dhe një mrekulli e tillë ndodhi pas zgjedhjeve parlamentare(30.8.2020) kur DPS-i kaloi në opozitë. Në sajë të vendimit të parlamentit(11.62021) me 49 vota për  nga shumica parlamentare dhe disa partive tjera opozitare, ullishta e Vladanosit iu kthehet ish pronarëve pas 43 vjetëve. Duhet cekur së në procesin e votimit deputetët nga DPS-i dhe Partia Boshnjake nuk ishin në sallë, duke dëshmuar qendrimin e tyre ndaj rikthimit të ullishtës së Valdanosit pronarëve të tyre.

Në këtë drejtim roli i Dritan Abazoviqit atëherë në cilësinë e zëvendës kryeministrit ka pasur peshë të veçantë, i cili me votat e shumicës parlamentare realizoj një të drejtë të mohuar ndaj qytetarëve të Ulqinit. Ndërsa  më pas kemi angazhimin e tij  për rikthimin e Kryporës së Ulqinit, si pronë shtetërore, e cila ka  mundësi reale për rikthimin e veprimtarisë së mëparshme, në prodhimin e kripës.

Ndërsa tash qytetarët e Ulqinit presin të vazhdojë me këtë elan  në këtë drejtim por tash në funksionin e kryeministrit të Qeverisë së Malit të Zi, në favor të investimeve dhe zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve në këtë mjedis.

(maj  2022)

By admini