Raif Rafo Gorana

Nga Gani Karamanaga

Viti 1944. Rafoja me familje ishte në Shkodër te vëllezërit e Halimes në Zdrale. Aty ishte edhe shtëpia e tij të cilën e ka pasur të trashëguar nga babai i tij Latifi. Në afërsi ishte Çinari 100 vjeçar, i lartë 20 metra, me degë të shumta, me zhurmën e këndshme të qindra zogjëve të vegjël. Ishin aty edhe disa dyqane për shitjen e gjërave ushqimore, dhe një kafene e vogël.
Ditën e parë pas largimit të okupatorit nga Ulqini, Rafoja u kthye në vendlindje. Me të filluar Lufta e Dytë Botërore, ai i është bashkëngjitur Lëvizjes kundër okupatorit. Në njësitet partizane ka pasur autoritet të jashtëzakonshëm. Në një formacione ka qenë edhe në nivelin e komandantit.
Sheshi i vogël para furrës së bukës të Leposava Kitanoviqit ( Kjo ishte ortodokse nga Shqipëria, motra e shkrimtarit Migjeni).
Pak më larg Pazari i qytetit.
Ishte tubuar populli për të dëgjuar çka po flasin ata nga pushteti i ri…
Në pjesëtarët e partizanëve kanë qenë të pranishëm edhe disa partizanë nga Shqipëria, sepse kishin pikëpamje të njëjta ideologjike. Pikërisht një ushtar i cili ishte nga Bregu i Matit, e ka pasur më vehte flamurin shqiptar dhe e ka nxjerrë nga çanta dhe ia ka dhënë Rafos.
Foli më i pari Luka, mandej Markoja, pastaj Milutini.
Erdhi rendi te Raif-Rafo Gorana.
Rafoja doli para popullit dhe filloi:
“ Populli i jem, ulqinakë të mijë, po i isjell përshëndetje të gjithëve, edhe malazezëve, ortodoksëve, katolikve dhe atyre të besimit mysliman.
Ju uroj fitoren e madhe.
Armiku u largue.
Rroftë liria.
Kemi luftue së bashku, ne do të jetojmë së bashku përgjithmonë në Ulqin, vendin më të bukur në botë…”
Mbasi pushoi pak, më za të lartë tha:
“Por, po e shihni:
Këtu flamurin e Malit të Zi si edhe atë të Jugosllavisë, shtetit të ri…”
Rafoja i naltë, guximtarë.
I emocionuar, pushoi pak dhe vazhdoi:
“Pse, mos ta ketë vendin këtu edhe flamuri shqiptar.
Nuk ka kurgja të keqe.
Ne kemi luftue së bashku për liri…”
Shokët e Rafos malazias shikuan njëri-tjetrin.
Këto fjalë të Rafos nuk u janë përshtatur, nuk mendonin si Rafoja.
Raif Rafo Gorana për këtë gjë, u bë faktor i rrezikshëm për pushtetin e tyre.
U takuan pasdite në komandë në hotelin “Jadran” në gadishullin Suka. Nuk diskutuan shumë. Ishin pesë vetë në takim. Dy prej tyre mendonin ndryshe, për të rujtuar marrëdhëniet ndërmjet popujve e konfesioneve. Ata u munduan ta arsyetojnë fjalimin e Rafos, por megjithatë vendosën për elimimin e tij.
Ndër të tjera thanë:
“Në Ulqin kemi pasur marrëdhënie të mira. Kur kemi ardhur këtu pas dorzimit të Ulqinit Malit të Zi, populli I këtij vendi na ka ndihmue, nuk kemi kalue keq, kemi pasur shkime dhe ardhje ndërmjet njëri tjetrit, unë kam punue ullishtën me vëllaun tim te shqiptari…”
Foli tjetri:
“Ne e kemi fitue luftën, nuk mundemi ti lejojmë atë çka ka ndodhur sot, për ne Rafoja isht i rrezikshëm, populli e don, ishtë prej familjes të njohur. Ai do të eliminohet..”
Tjetri i dha të drejtë:
“ Ke të drejët, Rafoja ishte patriot shqiptarë.
Ai isht pengesë për ne… Nesër heret para se të zbardh drita do ti çojm edhe dy tjertë (Hodo beg Bushatin dhe djalin e tij Ahmetin) së bashku me këtë tonin ( Radovan Aleksiqin) deri te Çinari i Moçëm…”
Vlerat e Raif-Rafo Goranës personale e familjare e bënë të dallohej nga të tjerët, andaj si i tillë nuk ishte i pranueshëm dhe i përshtatshëm për pushtetin e komunistëve, të cilët e morën pushtetin në Ulqin nga nëntori i vitit 1944. Ato nuk zgjodhën mjete dhe mënyra për të eliminuar personat dhe familjet me autoritet në Ulqin.
Shtëpia në rrugë që shkon për në Mal të Bardhë. Dera e madhe e oborrit dy kapakësh, oborri i vogël, në kënd pusi.
Në parter ishte hyrja, pastaj dhoma e madhe, kuzhina. Në katin e dytë ishin tri dhoma gjumi.
Gjyshja e Rafos, Sulltana ishte në mendime. Kur Rafoja erdhi në shtëpi gjyshja i tha:
“E dëgjova se çka ka qenë para furrës të Leposavës sot para dite.
Bukur ke folë, por atyre shokëve tu nuk u besohet, shumica prej atyre nuk kanë mendimet e tuja. Ti je tesh në za, kundërshtari i tyne, kam frikë për jetën tande, ti e din se na dridhem për ty…”
As Halimja nuk kishte qetësi, u mundonte të qëndrojë e fortë. Kishte shtrëngim në gjoks. Nuk fliste. Por, në një mënyrë ishte krenare për burrin e saj:
“U tregue patriot, shqiptar i madh, por nuk i besonte shokëve tij malaziasëve.
Shumica prej tyre mendojshin ndryshe…”
Motra Nurije nuk bënte zë. Ajo atëherë ka pasur vetëm dhjet vjet. Edhe ajo ishte e shqetësuar. Erdhi edhe Limonja-Bonja, motra e madhe.
“Të lumtë vëllau im, nuk u xehet besë këtyre, kemi të gjithë frikë për jetën tande…”
Mozhuri është mali më i lartë në Komunën e Ulqinit.
Rafoja sa kaloi dita, pas akshamit doli nga shtëpia, nuk i tregoji askuj se ku po shkon. Për më pak se një orë mbërriti deri te Gaçi. Pastaj filloi të ngjitet Malit të Mozhurit.
Ishte natë, Rafoja ishte i vendosur. Në maje të lisit të vjetër e ngriti flamurin shqiptar. E vendosi flamurin kuq e zi. Kjo ishte ëndrra e Raif-Rafo Goranës.
Por, si në shumë raste të tjera, ishte i përcjellur…
Rafoja u kthye në shtëpi pas mesnatës. Gjyshja Sulltana dhe gruaja Halimja nuk flenin. Sulltana e pyeti:
“Ku ke qen deri tesh, kemi qenë në mendime për ty..”
“Tesh ju kallxoji nesër, pushoni. Unë kam ba atë që e kam pasur në mendimet e ëndrrat e mija…”
(Nga romani në dorëshkrim “Çinari i Moçëm”)

/Koha Javore/

By admini