Tuzi

Fabrika e patate të skuqura, smokit, puresë dhe patate të skuqura të ngrira do të ndërtohet në Tuzi dhe në të do të punësohen rreth 200 punëtorë, kështu tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave në qeverinë e Malit të Zi, Aleksandar Stijoviq, në programin e mëngjesit të TVCG. Menjëherë në shkurt të vitit të ardhshëm, investitori nga Kosova do të hapë fabrikën e smokit, ndërsa deri në prill duhet të hapen fabrikat e patatinave, puresë dhe patateve të ngrira, shtoi ai, shkruan Ulqini Online.

Brendi Vipa nga Vushtrria e Kosovës ekziston për 30 vjet dhe është mjaft i suksesshëm.

Pritet që në këtë fabrikë të punësohen rreth 200 persona.

Nga ana tjetër, kryetari i vetëm të ndonjë komune nga partite shqiptare në Mal të Zi, ai i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj tregon për komunikimet me pronaret e kompanisë nga Kosova për ta bindur që të hap një fabrikë të tillë në Tuz.

By admini