Në opinion malazias ka kohë që qarkullon idea për decentralizimin e pushtetit në Mal të Zi, ne tre nivele, ku me rëndësi të veçantë është riorganizmi territorial administrativ me formimin e nëntë kantoneve ndërsa në aspektin zgjedhor formimi i pesë njësive zgjedhore, që paraqet risi dhe mundësi debati nga individë e subjekte të ndryshme qeveritare e shoqëria civile, sepse çështja e decentralizimit duhet të trajtohet me profesionalizëm dhe analogji me vendet e ndryshme evropiane
Nail Draga
Autorët e kësaj iniciative nga OJQ”Inicijativa Direktne Demokratije-IDD” shpjegojnë me pak fjalë rëndësinë e saj për rirregullimin e sistemit politik në Mal të Zi, duke u thirur në Kushtetutën e Zvicrës, që si duket është model edhe për Malin e Zi. Madje ata cekin se në atë vend kushtetuta e cila është bazuar në demokracinë direkte është miratuar në vitin 1848, dhe deri më tash dy herë është verifikuar dhe është avancuar në vitin 1874 dhe 1999, duke dëshmuar seriozitetin në çështjet organizative shtetërore.
Sistemi i tashëm politik me dobësi të theksuara
Në arsyetimin e tyre më tutje cekin se rregullimi i deritashëm i sistemit politik në Mal të Zi ka treguar shumë dobësi, para se gjithash në mundësinë e vogël që qytetarët të ndikojnë direkt në proceset politike. Elitat politike largohen nga qytetarët dhe në vend që politikanët të jenë ekzekutuesit e vullnetit të qytetarëve, ata paraqitën si kreator, manipulues dhe uzurpator të vullnetit. Më shumë thellojnë ndarjet(etnike, religjioze, gjuhësore e politike) përmes të cilave disa përfitojnë ndërsa qytetarët humbin. Rritet distanca etnike dhe çdo distancë tjetër kërcenon që në të ardhmën të shkatërroi shoqërinë.
Qe këto probleme të tejkalohen ndërsa fuqia t`iu kthehet qytetarëve, propozojnë ndryshimin terësisht të sistemit politik në shtet.
Pushteti në tre nivele
Sipas këtij propozimi pushteti duhet të ndahet në tre nivele: 1.në nivelin e shtetit të Malit të Zi, 2.në nivelin e kantonëve dhe 3.në nivel të komunave.
1.Shteti-niveli i parë i pushtetit
Organizimi i pushtetit në nivelin shetetëror duhet të jetë i definuar me Kushtetutë, në të cilën duhet të vendosën të gjitha ndryshimet përkatëse sipas modelit të Kushtetutës së Zvicrës, që do të mundësohej ndarjen e pushtetit në tre nivele dhe decentralizimin e tërësishëm, si dhe bartjen e peshës së fuqisë se politikanëve te qytetarët.
Organi suprem ligjdhënës i pushtetit në shtet duhet të jetë Kuvendi i Malit të Zi, të cilën do ta përbënin dy dhoma.
1.Dhoma shtetërore (nacionale) e cila përfaqëson të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe zgjidhën në mënyrë proporcionale sipas numrit të banorëve në pesë njësitë zgjedhore, çdo njësi zgjedhore do të kishte rreth 100.000 banorë.
Risi në këtë propozim janë regjionet përkatësisht pesë njësitë zgjedhore që do të ishin:
Regjioni 1-Hercegovina e vjetër(Starohercegovacki) 116.355 votues-17deputet,
Regjioni 2-Bregdeti-malazias(Crnogorski-primorski) 114.574 votues-16 deputet,
Regjioni 3-Shkodrës(Skadarski) 114.879 votues-16 deputet,
Regjioni 4-Moraçës(Moracki) 94.277 votues -16 deputet dhe
Regjioni 5-Limit(Limski) 99.242 votues-16 deputet.
Të gjithë së bashku në Kuvend janë 81 deputet që zgjidhën përmes listave të hapura.
2.Senati(Këshilli i kantonit)në të cilën kantonët delegojnë përfaqësuesit e tyre, ku së cili kanton zgjedh dy përfaqësues në zgjedhjet direkte. Duhet të përcaktohet numri adekuat i kantonëve dhe hapësirën e tyre territoriale duke respektuar kontinuitetin historik, traditën, kulturën etj.,duke mos getoizuar grupët etnike por të integrimi i tyre.
2.Kantonët-niveli i dytë i pushtetit
Në lidhje me nivelin e dytë propozohet ndarja e territorit në kantone e ate në nëntë(9) të tillë të cilët janë: 1.Kantoni i Bokës së Kotorrit, 2.Kantoni bregdetar, 3.Kantoni i Zetës, 4. Principata e Malit të Zi, 5.Kantoni i Nikshiqit, 6.Kantoni i Pivës-drobnjakut, 7.Kantoni i Limit-Moraçës, 8.Kantoni i Beranës-Rozhajës dhe 9. Kantoni i Plevlës-Bijellopolës.
Organizimin e pushtetit në nivelin e kantonit e përcaktohet në sajë të kushtetutës së vet kantonit. Që kushtetuta e kantonit të realizohet në praktikë ate duhet ta miratojë Kuvendi i Malit të Zi, e ai do ta miratojë nëse kushtetuta e kantonit i plotëson dy kushtet themelore: 1.Duhet të jetë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Malit të Zi dhe
2.Që qytetarët e kantonit e kanë miratuar në referendum
3.Komuna – niveli tretë i pushtetit
Në këtë propozim çdo vendbanim merr kompetenca të veçanta sepse do të fitonte statusin e Komunës apo komunës urbane. Komunat më të vogla do të kishin Tubimet e përgjithshme popullore bazuar në traditën malazeze, ndërsa komunat më të mëdha mund të zgjedhin që të kenë përfaqësuesit e tyre të cilët do ti zgjedhin direkt përmes listave të hapura apo do të kenë kuvendin digjital ku do të merrnin pjesë të gjithë qytetarët.
Arsyetime në favor të propozimit
Në lidhje me këtë formë të ndarjës së pushtetit nga Iniciativa e Demokracisë Direkte, janë dhënë dhjetë arsyetime ku mes tjerash cekin se: pengohet getoizimi i grupeve etnike e fetare, qytetarët pamarrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare do të njihnin përkatësinë territoriale atij kantoni dhe do të kërkonin zhvillimin e tij intenziv si shprehje te interesit të përbashkët të gjithë qytetarëve, do të zvoglohej distanca etnike, do të rritet kohezioni ne mes popullsisë, do të arrihet në zhvillimin të ballancuar regjional, do të zvoglohej administrata, do të zvoglohej korrupcioni,do rritej besueshmëria në shtet dhe institucione etj.
Në fund cekim se iniciativa e tillë i është drejtuar direkt kryeministrit të Qeverisë, z.Zdravko Krivokapiq, ku nga ai presin të iniconjë implementimin ligjor të zgjidhjeve të ofruara.
Deri më tash nuk kemi pasur ndonjë reagim publik ndaj iniciativës së tillë, nga asnjë subjekt politik, apo shoqëria civile, andaj duhet të presim në muajt në vijim sepse kemi të bëjmë me një propozim i cili trajton decentralizimin territorial por edhe të pushtetit në Mal të Zi, çështje e cila nuk është trajtuar më heret nga institucionet qeveritare e shoqëria civile.