Regjistrimi i banorëve duhet të bëhet kur të krijohen të  gjitha kushtet e domosdoshme, në pajtim me procedurat vendore dhe ato të BE, kështu kanë deklaruar nga Lëvizja qytetare URA.

Drejtorja politike e URA-s, Ana Novakoviq Gjuroviq për rtcg ka deklaruar se është kontestuese fakti se projekti i tekstit ligjor është dhënë në deklarim anëtarëve të Këshillit të sistemit statistikor me afat brenda 24 orëve. Ajo ka shtuar se nuk ekziston shkak objektiv për një urgjencë të tillë dhe se  shkaku mund të jenë vetëm politik, transmeton Ulqini Onlie.

Regjistrimin, siç ka theksuar Novakoviq Gjuroviq,  duhet trajtuar si aktivitet të obliguar statistikor të shtetit e jo si terren për afirmimin e çështjeve identitare dhe për thellimin e përçarjeve. Ajo me këtë rast ka theksuar se çdo propozim i ligjit, në pajtim me ligjin për administratën shtetërore dhe me aktet tjera nënligjore, duhet të kalojë debatin publik i cili do të zgjas prej 20 deri në 40 ditë dhe se  ligji i paralajmëruar për regjistrim nuk mund të bëjë përjashtim nga kjo procedurë.

By admini