Nga Xheladin Zeneli

Për një kohë të gjatë tani, Mali i Zi ka problem serioz me Kishën Ortodokse Serbe në në këtë vend, pasi që pretendimet e aspiratat hegjomoniste të kësaj Kishe paraqesin rrezik dhe  kërcnim të vazhdueshëm jo vetëm  për shtetësinë e Malit të Zi por njëherit edhe kërcnim për shqiptarët autokton në këtë shtet të cilët i dallon ata si popull i veçantë për nga etnia, gjuha dhe religjioni nga popujt sllav.

Situata ishte tepër e tensionuar  javën e fundit e cila kulminoi  me përleshje në mes policisë dhe protestuesëve, ditën e Dielë, me 5 Shtator 2021, kur u bë ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të ri të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije në Cetinë.

Kur Mali i Zi shpalli pavarërinë nga Serbia në vitin 2006 malazezët menduan se u ndanë një herë e përgjithëmonë nga Serbia. Por sa ishin ata të vetëdijshëm atëherë për faktin se ajo ishte vetëm një ndarje politike dhe jo ndarje shpirtërore dhe religjioze nga vendi më të cilën rreth 1/3 e popullsisë së Malit të Zi ndajnë kulturën, traditën, historinë dhe posaçërisht besimin e përbashkët fetar?.

Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën patronazhin e  Kishës Ortodokse  të Serbisë dhe me vite të tëra angazhohet për pavarësimin apo autoqefalitetin e saj ,por deri me sot nuk ka pasur sukses. 

Andaj, pa pavarësinë e Kishës Ortodokse të Malit të Zi nga Kisha Ortodokse e Serbisë, nuk ka as pavarësi të plotë të Malit të Zi .

Shtetësia dhe sovraniteti i plotë i Malit të Zi, mbahet peng nga Kisha Ortodokse Serbe.

Dihet tashmë se KOS-i ka qenë  gjithëmonë frymëzim i ultra nacionalizmit serb dhe si dorë e zgjatur e regjimeve të Serbisë,vazhdimisht i ka shërbyer politikës ekspanizioniste serbomadhe.

Pasojat e përgjakëshme të veprimeve të KOS-it i kemi parë me rastin e luftrave të fundit në ish-Jugosllavi gjatë viteve “90-ta kur klerikët e tyre ishin gjenaratorët kryesorë të politikës luftënxitëse të Serbisë ndaj rebublikave të tjera të ish Jugosllavisë, posaçërisht kundër shqiptarëve.

Ate çfarë nuk arriti ta realizojë politika agresore e Millosheviqit, por edhe shumë regjime dhe sundues të tjerë para tij , sot mundohet ta arrijë Kisha Ortodokse Serbe.

Beogradi zyrtar sot ,kinëse në emër të mbrojtjes së drejtave fetare të serbëve jashtë Serbisë,e len të lirë të veprojë këte Kishë sepse kështu i konvenon politikës së saj. Derisa gjatë viteve “90-ta udhëheqia serbe vepronte sipas parimit të asaj se “aty ku gjindet një vorr serb, aty është Serbia”, sot vepron me një moto të modifikuar, me ate se “aty ku gjindet apo jeton një serb i besimit ortodoks, aty është Serbia”.

Gjithashtu si pjesë e skenarit dhe tendencave  ekpanzioniste të Serbisë është edhe politizimi i  pakicave serbe në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Kosovë dhe instrumentalizmi i tyre për qëllime politike të saj që është  një temë në vehte.

Ngjarjet e fundit në  Mal të Zi dëshmuan përsëri se KOS-i nuk heq dorë nga pretendimet territoriale ndaj Malit të Zi dhe  përdorë religjionin në mënyrë persistente për arritjen e këtij qëllimi.

Është dëshmuar nga e kaluara si ajo nga koha e viteve “90-ta , se sa herë që bëhen inskenime të tilla me elemente fetare në mes malazezëve dhe serbëve, më në fund më shumë e pësojnë shqiptarët.

Me rastin e trazirave të tilla shqiptarët në Mal të Zi kanë të drejtë ta ndijejnë vehten të pasigurtë dhe të rrezikuar për vet faktin të cilin e permenda më lart, se shqiptarët janë popull i karakteristika  të veçanta kombëtare dhe si të tillë kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithëmonë në shënjestër të qarqeve të caktuara urryese nacionaliste serbo-sllave.

7 Shtator 2021

Ulqin

By admini