Shugurimi i mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i cili para dy ditëve u bë në Cetinë ngjalli shumë polemika në opinionin në këtë shtet por edhe më gjërë. Përveç argumenteve pro dhe kundër të akterëve politik për këtë akt duket se situata edhe ashtu e brishtë në shumicën qeverisëse vazhdon të thellohet akoma, shkruan Ulqini Online.

Përplasjeve në distancë e të gjithëve kundër të gjithëve i shtohet edhe ajo në mes të Demokratëve të Aleksa Beçiqit dhe URA-së së Dritan Abazoviqit, të cilët shiheshin si aleatë të fortë. Sipas një reagimi në rrjetin social facebook të Aleksa Beçiqit mësohet URA ishte kundër shugurimit të mitropolitit të ri të të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë.
“Pse disa herë, njëjtë si edhe në ditën e shugurimit keni kërkuar nga mitropoliti Joanikije që të mos shugurohet në Cetinë”, kështu i drjetohet URA-së Aleksa Beçiq, i pari i Demokratëve dhe njëheri kryetar i parlamentit të Malit të Zi.

Sipas reagimit të njëjtë, URA ka qenë edhe kundër intervenimit të shërbimeve të sigurimit në Cetinë.
”Pse keni kërkuar nga shërbimet i sigurimit të mos intervenojnë në Cetinë”, shtohet në pyetjee e Beçiqit për URA-në.

By admini