Në të gjitha shkollat e Malit të Zi janë të infektuar gjithsejtë 50 mësimdhënës dhe 204 nxënës. Megjithatë , drejtori i Institutit për shëndetin publik Igor Galiq ka deklaruar se situata nuk është alarmante.
Sië shkruan rtcg, ai ka shtuar se rritja e numrit të fëmijëve të infektuar nuk mund të parashihet, por situata do të vëzhgohet nga dita në ditë.
“Kjo shifër nuk është alarmante duke pasur para sysh faktin se në Mal t Zi në shkollat fillore dhe ato të mesme mësimin e ndjekin rreth 96 mijë nxënës dhe rreth 9 mijë e gjysmë punëtorë të arsimit dhe kjo do të thotë se vetë 0.2% e nxënësve janë të infektuar”, ka theksuar Galiq.