Nga Gjekë Gjonaj
Familjet e gjyshërve tanë kishin dhjetë e më shumë frymë (anëtarë) që jetonin në një shtëpi. Pleqëria, fëmijëria dhe rinia bashkëjetonin me njëri-tjetrin. Tri gjenerata (breza): prindërit, fëmijët, madje dhe nipërit jetonin së bashku. Familjarët kishin shumë respekt, kujdes e solidaritet, dashuri , mirëkuptim e njerëzi për njëri-tjetrin. Të gjithë sa ishin shkonin mirë. Marrëdhëniet familjare ishin të qëndrueshme. Nuk kishte konflikte të shumta, dhunë në familje e shkurorëzime si dukuri masive. Jeta e tyre ishte e vështirë, por e lumtur. Kështu ishte dikur, po sot ku ndodhet familja jonë ?
Gjatë tri dekadave të fundit jemi dëshmitarë të një transformimi shumë të madh të familjes tradicionale në Malësi. Ajo që vlen të theksohet është se, në shoqërinë tonë, familja ka humbur kuptimin që kishte dikur, si diçka e shenjtë dhe e përjetshme midis anëtarëve të saj. Modernizimi që vijon si proces, po ia humb rolin familjes sonë dhe, sa më moderne të bëhet shoqëria shqiptare, aq më shumë familja do të bëhet një institucion problematik shoqëror. Tranzicioni në shoqërinë tonë, rrethanat e reja të krijuara në të gjitha segmentet e jetës ekonomike e shoqërore, presionet e vrazhda transformuese të realitetit, kanë ndikuar që familja si formacion themelor, të ndryshojë në strukturë, në përbërje, në koncept dhe të krijojë fizionomi, tipologji, funksione, moral e (pa)përgjegjësi tjera brenda familjes. Për fat të keq familja jonë tani ka humbur dhe po e humb dita-ditës rolin e saj. Prandaj me keqardhje e dhimbje mund të themi se institucioni i familjes, sikurse e gjithë shoqëria shqiptare, po kalon një krizë të madhe, e cila e ka ndryshuar përgjithmonë fytyrën e familjes tradicionale malësore (shqiptare). Ndryshimet rrënjësore sociale e ekonomike, si dhe shndërrimi i shoqërisë, nga një shoqëri tradicionale ( patriarkale) e mbyllur në një shoqëri më të hapur kanë krijuar një model të ri të familjes, i cili nuk ngjan pothuajse në asgjë me vite më përpara. Familja po tkurret dhe zvogëlohet nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, po përjeton një proces pothuajse degradues. Numri i personave për familje ka zbritur nën katër persona, pra çiftet nuk po riprodhojnë as vetveten.
E kaluar është tashmë familja ku autoriteti i prindërit ishte i padiskutueshëm. Po ashtu tashmë është e kaluar familja me gjysh, gjyshe, kushërinj e kushërira. Në kohët e sotme familja përgjithësisht përbëhet vetëm nga familja e ngushtë, nga prindërit dhe fëmijët, duke harruar “familjen e zgjeruar”, pjesë e së cilës janë edhe dajat, hallat, xhaxhallarët, tezet, kushërinjtë dhe farefisi, të cilët, pavarësisht se shkencat sociologjike i trajtojnë si pjesë të familjes, ne i kemi përzënë nga parajsa familjare dhe takohemi vetëm në raste ndodhie. Prej tipit tradicional të familjes, që ishte një ambient i ngrohtë njerëzor, social, etik, moral dhe edukativ, familja në masë të madhe është duke u shndërruar në një anarki sociale, arenë konfliktesh, me tendenca individualiste e pavarësi ekonomike të pjesëtarëve të saj, qofshin ata edhe vetëm bashkëshortët, pa pjesëtarë tjerë të familjes më të gjerë. Në ndryshimet e strukturës së familjes kanë ndikuar dukshëm disa faktorë, si imitimi i vlerave të huaja pa seleksionim, zëvendësimi i lidhjeve të vjetra dhe ato të reja, emigrimet në relacion fshat -qytet, rënia e natalitetit, kriza e vlerave e cila ka prodhuar krizë të identitetit, largësia në familje, mosrespektimi i familjes nga fëmijët, mungesa e vizitave të ndërsjella familjare, problemet dhe konfliktet e ndryshme brenda familjes si rezultat i shkaqeve socio-ekonomike dhe shkaqe të tjera. Karakteristika të krizës që vihen re në familjet e sotme tona janë edhe zvogëlimi i martesave , që nënkupton edhe zvogëlimin e lindjeve, fillimi i fenomenit të bashkëjetesës pa kurorë dhe krijimi i lidhjeve të paqëndrueshme që në disa raste më shpejt përfundojnë se sa fillojnë. Ana tjetër është se nëse sot kemi një shoqëri kryesisht të përbërë nga rinia e që konsiderohet si e ardhmja e jonë , dhe nuk kemi një familje të shëndoshë, atëherë problemet do të jenë të mëdha. Nga çfarë u tha mund të përfundojmë se me sa duket familjes sonë tradicionale i është dhënë lamtumira.
Në zonën e prapme të Plazhit të Madh janë evidentuar 22 lokacione ku mbeturinat hidheshin në mënyrë të paligjshme. Vlerësohet se kjo është një sipërfaqe e përgjithshme prej 26,670 metra katrorë nën mbeturina. Ndërsa në zonën e degës së djathtë të lumit Buna dhe në Ada ne kemi janë regjistruar 73 lokacione ku hidhen mbeturina, kryesisht mbetje ndërtimore dhe mbeturina shtëpiake. Mbeturinat e ndërtimit janë të pranishme në pothuajse të gjitha vendet, ndërsa në shumicën e vendeve janë mbetje të përziera që përfshijnë mbeturina të mëdha dhe shtëpiake. Çështja e pastrimit të deponive në pjesën e prapme të Plazhit të Madh nuk mbulohet nga programi për kryerjen e aktiviteteve komunale në zonën e të Mirave Detare për territorin e komunës së Ulqinit, dhe për këtë arsye kostot për heqjen e tyre nuk parashikohen. Një pjesë e plazheve nuk ka nënshkruar kontrata me Kompaninë e Shërbimeve Komunale, duke shmangur kështu detyrimin ndaj kësaj kompanie dhe duke hedhur mbeturinat në deponinë më të afërt ilegale.
Nuk ka informacion të disponueshim publikisht se dikush u ndëshkua gjatë depozitimit të mbeturinave në këto vende nga Inspektimi Komunal ose Policia Komunale, megjithëse nuk duhet shumë përpjekje për të kapur autorët e krimit. Në zonën e Adës në Bunë dhe rreth degës së djathtë të lumit Buna, nuk ka mjaft kontejnerë dhe mbledhja e mbeturinave nuk është organizuar. Domethënë problemi i mbeturinave në këtë lokalitet është një problem i madh i Komunës së Ulqinit. Për zgjidhjen e kësaj çështjeje nevojitet bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet institucioneve vendore e qendrore.