MALI I ZI NË LUFTË NË KROACI (1991-1995)   

Nga Nikë Gashaj

Me 23-34 shtator 1991, Mali i Zi iu bashkua luftës së bashku me njësitë e APJ-së të stacionuara në këtë Republikë. Mali i Zi hyri në luftë në zonat e Dubrovnikut. Formalisht dhe ligjërisht, meqenëse nuk ishte si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, Mali i Zi “nuk mori pjesë në luftë në Kroaci”, por realisht dhe faktikisht, ai ishte pjesëmarrës në atë luftë agresioni.

Autoritetet shtetërore të Malit të Zi dhe përfaqësuesit e saj në Republikën Socialiste Federative Jugosllave gjatë 1990-1991, si dhe përfaqësuesit e Malit të Zi në Shtetin e Ri, në Republikën Federale Jugosllave, nga prilli 1992, dhe më tutje e përkrahën konceptin e luftës së “Serbisë së Madhe” për të gjithë serbët në një shtet. Andaj, e kanë promovua një politikë të bazuar në planin, që një pjesë e madhe e territorit, respektivisht të hapësirës të Republikës të Kroacisë, e cila më 25 qershor 1991, zyrtarisht e shpalli pavarësinë e shtetit, dhe e cila ishte e banuar nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë serbe, duhej të ndahej nga Kroacia dhe t’ i bashkohej Serbisë. Udhëheqësia politike e Malit të Zi dhe përfaqësuesit e saj në pushtetin e Jugosllavisë, sikurse dhe Serbia, e mbështetën jashtëzakonisht shumë, si krijimin ashtu dhe funksionimin për disa vite të një Krijesë parashtetërore të ashtuqujtur Republika e Krajinës Serbe. Ajo u krijua me forcë në territorin e Repubikës së Kroacisë, në shtetin i njohur ndërkombëtarisht dhe diçka më vonë dhe antare e KB.     

Që nga mesi i vitit 1991, në mënyrë aktive ushtarakisht është përfshi dhe ka veprua APJ, respektivisht udhëheqësia e saj dhe me efektiva nën komandën dhe kontrollin. Në atë kuptim është ndërmarr një ofenzivë e përgjithshme, e ashtuquejtur “Operacion Dubrovnik”. Filloi më 1 tetor 1991, nga territori i Republikës Socialiste të Malit të Zi( si dhe nga një pjesë e BeH), me një sulm në zonën  Konovale dhe në të gjithë rajonin e Dubrovnikut, dhe më pas në vetë qytetin e Dubrovnikut. Në fakt, edhe pse jo zyrtarisht, Mali i Zi ka qenë në luftë me Kroacinë që nga 1 tetori 1991, pavarësisht nga fakti që organet e saj zyrtare republikane e kanë mohuar atë.        

Më shumë se 7.000 qytetarë të mobilizuar malazezë muarën pjesë në atë operacion të luftës. Qytetarët shkuan në luftë masivisht jashtë kufijve të Malit të Zi, domethënë, ata morën pjesë në sulmin ndaj Republikës së Kroacisë, e cila kishte shpallur pamvarësinë tre muaj më parë. Organizator dhe urdhëruas ishte Shtabi i Përgjithshëm i APJ-së dhe struktura të tjera të qeverisë, fuqisë dhe ndikimit, qytetarët e Malit të Zi u mobilizuan, si brenda APJ-së dhe në njësitë vullnetare, të vendosura nën komandën e APJ-së, dhe brenda Mbrojtjes Territoriale të Malit të Zi, por pjesërisht dhe brenda formacioneve të armatosura të Policisë Speciale Republikane të qeverisë së Malit të Zi, premjeri i së cilës ishte Millo Gjukanoviq.

Gjatë luftës në Kroaci(1991-1995), qytetarët e Malit të Zi u vranë dhe u plagosën, jo vetëm në fushën e betejës Dubrovnik-Hercegovinë, por edhe në frontin e Vukovarit dhe në pjesë të tjera të Kroacisë. Midisë të vrarëve në ato lufta ishin vullnetarë nga Mali i Zi, të cilët ishin pjesë e APJ-së, por edhe ata që vepronin brenda formacioneve paraushtarake nga Serbia dhe Mali i Zi.

                Mali i Zi dhe Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë (1992-1995)

Serbia dhe Mali i Zi, nga 27 prilli 1992 në shtetin e përbashkët të RFJ-së refuzojnë t’i njohin rezultatet e referendumit në BeH, i cili u mbajt nga 29 shkurt deri me 1 mars të vitit 1992, ku shumica bindëse e qytetarëve (64,31%) votuan për BeH si shtet sovran dhe të pavarur.

Indikacionet pa mëdyshje të marrëveshjes midis Sllobodan Millosheviqit dhe Franjo Tugjmanit, të arritur në Karagjorgjevo për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndikuan ndjeshëm në karakterin e kësaj luftë. Autoritetet në Malin e Zi dhe  në Serbi, respektivisht në RFJ,  kanë mohuar vazhdimisht zyrtarisht përfshirjen në luftën në BeH(1992-1995). Mirëpo, pikërisht për shkak të rolit të Serbisë dhe Malit të Zi në atë luftë, Këshilli i Sigurimit i Kombëve të Bashkuara vendosi sanksione të ashpërta ndërkombëtare kundër RFJ-së, më 30 maj 1992, të cilat do të qëndrojnë në fuqi për një kohë të gjatë. Që nga fillimi i luftës në BeH, Serbia dhe Mali i Zi(RFJ), politikisht, ideologjikisht, me armë dhe municion, ushtarakisht, materialisht, financisht, logjikisht dhe në mënyra të tjera e kanë mbështetur dhe ndihmuar pushtetin dhe ushtrinë në luftë në njësin territoriale të formuar nga lufta e ashtuquejtur: Republika Srpka, e cila ishte nën kontrollin dhe komandën e kriminelëve të luftës kundëra njerëzimit: Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, me qëllim të ndarjes plotësisht nga BeH.

Ata bënë luftë kundër mbijetesës së Bosnjë dhe Hercegovinës si një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe një antare e KB. Ish APJ-së, dmth. autoritetet e RFJ-së, të cilat i kontrolluan atë në atë kohë dhe e financuan atë nga buxheti i RFJ-së. Në atë aspekt kanë marrë pjesë dhe faktorët e pushtetit nga Mali i Zi dhe kuadrat e saj në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ të RFJ-së, duke marrë pjesë në vendimmarrje ose në miratimin e vendimeve në atë drejtim.

Presidenti i Malit të Zi, Momir Bullatoviq, ishte nga viti 1992-1997, anëtar i Këshillit Suprem i Mbrojtjes të RFJ-së, organi që komandonte Ushtrinë Jugosllave.  Ai mori pjesë në mënyrë të barabart në të gjitha vendimet e Këshillit Suprem të Mbrojtjes të RFJ-së,  si dhe në ato që kanë pas të bëjnë me rolin e RFJ-së dhe të Ushrisë Jugosllave në luftën në BeH(1992-1995).

Presidenti dhe autoritetet e Malit të Zi, së bashku me udhëheqsinë e Republikës së Sebisë dhe RFJ-së, morën vendime në lidhje me buxhetin e Ushtrisë Jugosllave dhe për një pjesë të fondëve, që kanë pasë të bëjnë me finansimin ushtarak, kuadrovik dhe mbështetje të tjera të furnizimit dhe ndihmës së trupave të ushtrisë serbe së Republikës Serbe gjatë luftës në BeH. Pushteti i Serbisë dhe i Malit të Zi e kanë furnizua në vazhdimësi, kryesisht me naftë(karburant) Republikën Serbe dhe Ushtrinë e saj gjatë luftës në BeH.

Gjithashtu, grupe paramilitare të armatosura dhe individë po largoheshin nga territori i Malit të Zi për të luftuar në anë të Serbëve në BeH. Nën sanksionet ndërkombëtare kundër RFJ-së, kishte kontrabandë armësh, naftë, makina,etj, të ashtuquajturët “Luftëtarët e fundjavës”shkuan në territorin e Bosnjës dhe kryen trazira të shumta, zjarrvënie, grabitje, vjellje, përdhunime, vrasje dhe abuzime, bënë fitime lufte, etj.ndërsa në Mal të Zi kanë hapur nacional-shovinizmin dhe  bënë terror ndaj Myslimanëve/Boshnjakëve.

Lufta në BeH ka frymëzua terrorin dhe krimet kundër boshnjakëve në Mal të Zi dhe Serbi. Pavarësisht refuzimit të kërkesës të kryeministrit të Republikës Serbe, dr Vlladimir Llukiq, për shfarosjen etnike të boshnjakëve/Myslimanëve në Veri të Malit të Zi dhe nga zona e Sanxhakut, u kryen një numër krimesh që “konfirmuan” besnikërinë e qeverisë malazeze ndaj luftës serbe të Bosnjes. Midis tyre është krimi i dëbimit, kur në maj 1992, autoritetet e policisë malazeze arrestuan dhe u dorëzuan forcave serbe të Bosnjës më shumë se 85 refugjatë boshnjakë nga Bosnja, shumica e të cilëve u vranë. Ky është nga llojet më të përbindshme të krimeve në historinë e Malit të Zi dhe është në kundërshtim me traditat dhe zakonet e këtyre trojeve, si dhe me të drejtën ndërkombëtare.

Ka pasur gjthashtu mizori të shumta kundër Boshnjakëve në Pljevlja dhe në Zonën përrreth, veçanërisht në zonën e Bukovicës. Pastaj, pasagjerët u rrëmbyen nga një tren në Shtrpci, në territorin e BeH, ku 18 boshnjakë dhe një person me origjin të panjohur u morën nga treni, i cili po udhëtonte në linjën Beograd-Tivar, më 27 shkurt 1993. Gjithashtu, duhet të përmendet i ashtujturi Aksioni i “Limit” në të cilin policia malazeze në fillim të vitit 1994, arrestoi të gjithë udhëheqjen politike të Partisë së Veprimit Demokratik të Maliz të ZI, pra partisë së Myslimanëve, përfshirë dhe deputetët e atëhershëm republikanë të Malit të Zi. Ata ishin viktima të torturave në paraburgim. Dhe se 22  të arrestuar do të dënohen në një proces të montuar politik gjyqësor gjithësej 82,2 vjet burg. Ata u liruan nga burgu pasi q’i aboloi Kryetari i Malit të Zi, Momir Bullatoviq, më 29 dhjetor 1995.

Pjesëmarrjen e RFJ-së, dmth. anëtarve të saj Sebisë dhe Malit të Zi, në luftë në BeH,  e njohën dhe  organizatat ndërkombëtare(Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara), fuqitë e mëdha dhe shtetet e tjera. Për bashkëpërgjegjësinë e Serbisë dhe Malit të Zi, domethënë të pushtetit të tyre në agresionin kundër Bosnjë dhe Hercegovinës, flitet gjithashtu në raportin e Departamentit të SHBA, për 1992, i cili, ndër të tjerat, thotë qartë:””Ndërsa qeveritë e Serbisë/Malit të Zi e mohojnë se ato janë përfëshirë në luftën më 1991 në Kroaci dhe në BeH, ato faktikisht ishin, thellësisht të përfshira në shkeljen  e  ligjit humanitar dhe dinjitetit njerëzor në luftën e Bosnjës nga APJ-së dhe nga forcatë paramilitare serbe. Ato armatosën forcat serbe në të dy republikat përmes APJ-së, qytetarët e tyre morën pjesë në luftëra si anëtarë të formacioneve paraushtarake, me miratimin e qeverive, ato lëjuan që trupat e rregullta të APJ-së, të qëndronin në Bosnjë dhe pas majit, u transferuan në të ashtuqujtur”ushtri serbe”. Përpos asaj, ato vazhduan të furnizonin forcat serbe me karburant, ushqim dhe gjera të tjera të nevojshme, dhe me ato mallra që ishin me pakicë dhe në republikat e tyre. Ato nuk i dënojnë personalitetet që duket se janë përfshi në krime lufte”.

                      KRIMET MBI SHQIPTARËT NË KALLUGJERSKI LLAZ- ROZHAJE

                                                                     ( 18 prill 1991)

Krimi mbi popullatën civile shqiptare nga Kosova- si refugjat, të ikur për të shpëtuar kokën nga lufta dhe agresioni serb në Kosovë u krye në Komunën e Rozhajës, në pranverën e vitit 1991, kur 21 civilë u vranë nga rezervistët të Korpusit të Podgoricës të Ushtrisë Jugosllave.

Ish- shefi i Seksionit të Sigurisë policore në Rozhajë, Shemso Dedeiq, deklaron se në datën fatale, më 18 prill 1991, civilët nga Kosova u vranë në Kallugjerski Llaz dhe në Gornji Bukel(në Bukelin e Epërm), vetëm spse kanë qenë shqiptarë. “Të frymëzuar nga urrejtja, ata i qëlluan nga një forcë rezervistash të Ushtrisë Jugosllave, anëtarë të Trupave të Podgoricës”.

Dedeiqi pohon, se në të njëjtën ditë, njësitë e përbaskëta të Ushtrisë Jugosllave dhe të formacioneve policore nga Peja të vendosura në zonën e Bukelit të Epërm, ku ata formuan një Shtab, të udhëhequr nga njëfarë Sllobo Jovanoviq. Ai vuri në dukje se zëvendës ministri i atëhershëm, Vuk Boshkoviq, nuk iu lëjua të hynte në Kallugjerski Llaz, derisa ushtria të zhvillonte një hetim. Hetimi ushtarak, sipas Dedeiqit  “fshehi” shumë kufoma, por edhe të vërtetën….Pas hetimit të kryer nga ushtria, Dedeiqi shton, se rezervistat ushtarakë i ngarkuan trupat e vrarë të shqiptarëve në një kamion të verdhë “FAP”.

Oficerëve të policisë nga Berane dhe Rozhaje iu  ndalua të marrin pjesë në atë aktë, dhe më vonë t’i numronin trupat e vrarë. Pastaj u vërtetue se ata kishin për qëllim t’i transportonin kufomat në drejtim të Kullës, dhe më tutje drejt Pejës.

Po ashtu po theksojmë Arrestimin dhe torturimin e 17 shqiptarëve, në të ashtuquajturën  aksionin “Fluturimi i Shqiponjës” në Malësi, më 2006.

Më në fund, në bazë  të  fakteve të lartëpermendura, por dhe nga një literaturë voliminoze shkencore, mund të konstatohet se Mali i Zi, respektivisht udhëheqësia e saj politike në krye me Momir Bullatoviqin , Millo Gjukanoviqin dhe funkcionarë të tjerë të lartë, direkt apo indirekt kanë qenë pjesëmarrës të luftërave 1990, respektivisht të shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë me qëllim të krijimit të ”Sebisë të Madhe”mbi baza të nacionalizmit ekstrem dhe të shovinizmit serb. Andaj, udhëheqësia e Malit të Zi, ishin shërbëtor të verbët, apo piona të dëgjueshëm të Kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, kriminelit të luftës kundra njerëzimit. Në atë kohë ka qenë vëshirë me qenë pjestarë i ndonjë pakice kombëtare, prandaj dhe pjestarë të shqiptarëve në Mal të Zi. Meqenëse, pakicat ishin të skajuara dhe të diskriminuara. Le të besojmë se me këtë faktografi kanë qenë dhe janë të njohur  partitë nacionale të popujve pakicë në Malë të Zi, të cilat për një kohë të gjatë ishin në një koalicion të përbashkët, respektivisht në një “përqafim të ngrohët” me partinë e Millo Gjukanoviqit- Partinë Demokratike Socialiste.

By admini