Nga Beqir SINA – New York
Ilir Ikonomi që punoi për tre dekada si gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington, erdhi një ditë e doli në pension. Icona e gazetarisë shqiptare, në diasporë, u ngërthye dhe u bë, njëri prej trashgimtarve të gazetarisë profesionale dhe dinjitoze, nga “Shtëpia e Gazetarisë” së lirë dhe demokratike, duke hyrë në librin e gazetarve shqiptar që shërbyen në Zërin e Amerikës në Uashington.
I daluar nga shkolla e gazetarisë shqiptare, në Shqipërinë komuniste, Iliri, shërbeu me professionalizëm të pashoq gjithmonë paskuintave të asaj, gazetarisë bashkohore. Mbasi më parë ai ka qenë përkthyes në Radio Tirana, pastaj korrespondent i agjencisë prestigjoze të lajmeve, Reuters, deri sa arriti në mikrofonin e Zërit të Amerikës, dhe punoi me disa nga ikonat dhe veteranët e gazetarisë profesioniste shqiptare në Amerikë, deri sa u pensionua me 31 Maj 2021.
Ilir Ikonomi, tani më është më shumë se një ikonë – ai është emri i gazetarit që dha shumë nga provoja dhe eksperienca, e gjatë afro 50 vjeçare gazetarisë, duke ndihmuar ose frymëzuar koleg dhe gazetar që të ngrenë lart emrin e gazetarit, dhe nderojnë karrierën e tyre, dhe punën e gazetarëve të sotëm, kolegët e gazetarë me të cilët ai punojë dhe bashkëpunojë, për këto 30 vjet në Zërin e Amerikës. Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme të inkurajohet guximi për të thënë të vërtetën dhe në mënyrë profesionale, se sa e ka qenë te Ilir Ikonomi, që ai të ndihmojë çdo njerin në ngritjen e gazetarëve që rrezikojnë të gjitha për të thënë vetëm të vërteta dhe të vështira.
Kolegu Ilir Ikonomi, është për t’u njohur edhe për “leksionet” ose “këshillat” që dha gjithmonë, për kolegët e tij gazetar, në diasporë, Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare, “duke frymëzuar se çfarë mundet të bëjën gazetarët kolegjialë dhe profesionistë, që të kapërcejnë pengesa si “murosje gurësh” dhe, “ngacmime për të thënë të vërtetën – dhe, t’i thënë të vërtetën pushtetit e pushtetarit”.
Kur u krijua Zëri i Amerikës rreth 80 vjet më parë, prezantuesi i saj William Harlan Hale, tha disa fjalë monumentale që ne i përmendim vazhdimisht si kredon tonë. Ai tha: “Lajmet mund të jenë të mira për ne, ose të këqia. Ne do t’ju themi të vërtetën.” kujtojë Ilir Ikonomi.
Ai tha në paraqitjen e fundit në ekranin prestigjoz të VoA-s, se “Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë sepse kërkon guxim, kërkon punë. Dhe unë besoj se gazetarëve të Zërit të Amerikës, që punojnë jashtë ndërhyrjes nga qeveria, mund t’u njihet plotësisht kjo meritë.Prandaj them se për mua ka qenë një nder, nëse kam ndihmuar sado pak në këtë përpjekje”.
Ilir Ikonomi, gazetar i ekipit të Shërbimit Shqiptar të Zërit të Amerikës, ka marrë edhe “Çmimin për Arritjet Jetësore” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, organizata më e rëndësishme gazetareske në Shqipëri, katër vjet më parë.
Çmimi iu dha Ikonomit nga ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë në 16 Dhjetor 2017.
Aleksander Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, ka thënë se Ikonomi u nderua për punën e tij të shkëlqyeshme gazetareske, e cila “e veçon atë nga kolegët e tij” në Shqipëri.
Në ndërkohë duke pranuar çmimin, Ikonomi ka thënë, “Ndihem i nderuar që e marr çmimin dhe e ndaj me kolegët e mi të Zërit të Amerikës. Ishte gazetaria në Zërin e Amerikës, ajo që unë vërtet mësova gazetarin profesionale ”.
“Ilir Ikonomi, është një gazetar i jashtëzakonshëm,” ka thënë Elez Biberaj, drejtor i Divizionit të Euroazisë së Zërit të Amerikës: “Përkushtimi i tij ndaj standardeve të larta të gazetarisë objektive dhe të saktë dhe angazhimi i tij i palëkundur për përhapjen e së vërtetës i kanë dhënë atij dhe Shërbimit Shqiptar të Zërit të Amerikës besimin e audiencës tonë shqipfolëse në të gjithë Ballkanin.”
Nga Ilir Ikonomi, si koleg për vite në Amerikë mësova se si mundet të arrishë ëndrrën deri në përsosmërinë në gazetari, së pari duke njohur ata gazetarë që sfidojnë shanset dërrmuese për të raportuar për histori të rëndësishme – pa marrë parasysh madhësinë e redaksive të tyre: “ Kështu, duhet pare e mësuar shumë nga raportimet e “pamëshirshëm”, si dhe përmbajtjen e jashtëzakonshme, të tilla si teksti, audio, transmetimi, video ose grafika.”
Ndihma kolegjiale dhe profesionale, që ia “vodha” për kaq vjet si koleg Ilir Ikonomit, për mua nuk ka asnjë llojë çmimi “tarifë monetare”, për vazhduar me kurajo e guxim në gazetarinë profesionale ose kolegjiale.
” Unë jam i nderuar, dhe i perviligjuar që shpesh her kisha mundësin për të njohur Ilir Ikonomin, përmes shembullit të tij.”