Nga Nikë Gashaj

Shoqëria dhe Komuniteti që nga fëmijëria ndikojnë në orientimin e individit, ia përshkruajnë atij kriteret e moralit dhe shoqërisë, si dhe sjelljen dhe aktivizmin individual. Nga ana tjetër, Kombësia është një nga elementet thelbësore konstituive të shoqërisë dhe personalitetit njerëzor. Fuqia e Kombit, e Bashkësisë kombëtare në krijimin dhe formësimin e karakterit dhe mendimeve të anëtarëve të tij është shumë e rëndësishme. Kjo, sepse zhvillimi i shoqërisë dhe individit kushtëzohen reciprokisht.

Ndjenja dhe vetëdija kombëtare në kuptimin më të përgjithshëm janë një ndjenjë e zakonshme, pra njohja e anëtarëve të një kombi të caktuar për përkatësinë në një komb dhe orientimin e tyre drejt mbajtjes dhe ndërtimit të një kombi si një tërësi e pavarur shoqërore.

Ndjenja kombëtare nuk është e lindur tek njeriu. Por ka disa karakteristika të përgjithshme njerëzore që e bëjnë të mundur ekzistencën e saj. Nga këto karakteristika, më e rëndësishme është sigurisht nevoja e njeriut për të jetuar në një Bashkësi. Marrëdhëniet e njerëzëve, gjithmonë, përfshijnë gjithashtu dhe njëfarë ndjenash.

Kohezioni, integrimi, uniteti i një grupi, komuniteti varet në një masë të madhe nga ndjenjat që anëtarët e tij kultivojnë ndaj njëri tjetrit. Njerëzit me të vërtetë grupohen rreth ideve dhe ndjenjave të përbashkëta kombëtare, por edhe në baza të tjera. Kushtet rajonale, ekonomike, kulturore dhe historike të egzistencës të një kolektiviteti ose të kombit ndikojnë , që ndër kohë, të krijohet ndjenja e unitetit tek anëtarët e komunitetit dhe ajo është ndjenja kombëtare.

Ndjenja kombëtare lind me kombin në një kuptim qytetar. Kjo është përjetesa e një komuniteti të ri, më të lidhur dhe më të drejtë. Në këtë kuptim, ajo është gjithashtu një shprehje e zgjerimit të humanizmit njerëzor.  Zënëfillja e një kombi është lidhur me ekzistencën  e ndërgjegjes kombëtare. Në përgjithësi mund të thuhet se vetëdija  e bënë konstituimin e kombit. Kombi dhe vetëdija kombëtare janë kategori historike, të cilat zënëfill dhe zhvillohen nën ndikime të ndryshme dhe të ndërthurura me karakter, kulturor, politik dhe ekonomik.

Megjithatë, kristalizimi i  interesave të përbashkëta ekonomike, politike dhe kulturore në trullin kryesisht etnik, brenda kufijve të një shteti unik,  është kusht vendimtar i formimit të kombit dhe të vetëdijes kombëtare. Veçantia e qenies shoqërore të secilit prej kombeve nuk mund të mos reflektohet përmes jetës shpirtërore të antarëve të kombit.Kjo i jep kombësisë tiparet e saj  dalluese. Shkutimisht, e gjithë jeta e Kombit përmbahet në vetëdijen kombëtare. Ndërgjegja kombëtare është një mjet integrimi, homogjenizimi shoqëror.

Gjuha është një nga fushat thelbësore dhe mjetet e afirmimit njerëzor, lidhjes dhe jetës në një komunitet. Në këtë kupim, kjo është një tipare e individit, bashkësisë së njerëzve dhe racës njerëzore në tërësi. Gjuha është gjithashtu një faktor me të vërtetë ekzistues, aktiv në ndjenjat e atyre që  e flasin, një lidhje që bashkon anëtarët e një grupi, një komuniteti. Gjuha është një simbol dhe mbrojtje e unitetit të një kombi. Gjuha është, pra, një karakteristikë e një kombi dhe një faktor domethënës në përcaktimin e një kombi.

Gjuha kombëtare ndryshon nga dialektet. Pastaj, nivele të ndryshme të përdorimit: private, publike dhe zyrtare. Megjithatë, për vazhdimin dhe mirëmbajtjen, zhvillimin e gjuhës kombëtare kërkon veprimin e institucioneve shtetërore, arsimore dhe universitare. Vetë procesi i unifikimit të gjuhës dhe shndërrimi i saj në gjuhë letrare kombëtare, kalon përmes krijimit të një gjuhe standarde.

Kjo nuk do të thotë që gjuha standarde është gjuha e vetme e një kombi të caktuar, por që është mjeti themelor i komunikimit kombëtar, në sferën publike dhe kulturore. Në varësi të rrethanave, gjuha është një mjet komunikimi midis anëtarëve të një kombi të caktuar dhe integrimit të tyre.

Ekziston një konsensus i gerë se kultura kombëtare ndikon në paraqitjen dhe zhvillimin e një kombi të veçantë, domethënë krijimin e një komuniteti njerëzish në një komb të caktuar. Në të njëjtën kohë, vetë kultura kombëtare është produkt i jetës dhe punës së njerëzve në një komunitet-komb të caktuar. Në atë kuptim, nuk ka komb pa një unitet të caktuar të kulturës, dhe vetë nocioni i kulturës kombëtare është i padashëm nga nocioni i kombit. Kultura kombëtare është mënyrë jetese brenda një kombi të caktuar.

Kultura ndahet në: kulturën materiale dhe shpitërore.   Në kulturën shpirtërore janë:  faktorë të shumtë historikë, tradita, zakonet, shkenca, arti, filozofia, morali e tjera. Kultura kombëtare është  një tërësi  jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore brenda vetes. Një linjë e veçantë për kompleksitetin  dhe kontrakdiktat e saj jepet nga lidhja midis së kaluerës, së tashmes dhe së ardhmes.

Nga ky këndvështrim, kultura kombëtare është tërësia e veprmtarisë së pandërprerë të një numri brezash, riprodhimi dhe promovimi i vlerave kulturore si faktorë kohezivë të komunitetit. Kultura kombëtare përfshin gjithashtu trashëgminë kulturore  të depozituar, të krijuar në komunitetet parakombëtare( etnike, sociale). Në atë kuptim, ajo i paraprin krijimit të kombit. Kontributi në individualizmin, personalizimin dhe hegjemoninë e saj. Vetë kultura  merr një formë kombëtare.

Formimi i veçorive të kulturës kombëtare mundëson një stabilitet më të madh të individualitetit kombëtar dhe lidhje më të mëdha të kombit me botën, përmes dhënies dhe marrjes përsipër të vlerave kulturore. Një pjesë integrale e këtij procesi është kultura e krijuar si një sferë e veçantë e shoqërisë në të cilën forca dhe institucione të caktuara shoqërore janë angazhuar në vazhdimësi për krijimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e kulturës dhe individualitetit kombëtar.

Kultura kombëtare mund të arrijë zhvillimin, ngritjen dhe përparimin e saj të gjithanshme, vetëm kur krijimtaria e saj i  përshtatet  krijimtarisë së përgjithshme kulturore të njerëzimit. Procesi i universalizimit ndjek një proces të njëkohshëm të individualizmit të vlerave kulturore. Kultura kombëtare, edhe në momentin kur lind një komb, shprehë vlera universale dhe jo  vetëm vlera të veçanta kombëtare.

Një kusht i rëndësishëm për hapjen, afirmimin dhe “depërtimin” gjithëpërfshirës të kulturave kombëtare është zhvillimi i tyre i lirë. Kjo nënkupton, mbi të gjitha, barazinë ekonomike dhe politike të njerëzve dhe kombëve.

Pluraliteti dhe ndryshimet kombëtare janë një faktor i rëndësishëm në histori. Faktorët kombëtar nuk rrjedhin nga ndonjë “natyrë” e paracaktuar e një populli të caktuar, por nga zhvillimi historik i tij. Ndikimi i historisë ndihet veçanërisht përmes strukturave ekonomike, ideologjike, kulturore, si dhe të strukturave të tjera. Prandaj, kombi si kategori historike, duhet të përcaktohet dhe historikisht.

Lidhja midis historisë dhe formësimit, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të indentitetit kombëtar ka një rëndësi të madhe. Ndërgjegjësimi historik dhe njohja e historisë në  përgjithësi ndikojnë në paraqitjen dhe zhvillimin e kombit.

Jo vetëm që ajo ka të bëj me supozimet të caktuara objektive të njerëzve në një bashkësi të caktuar kombëtare, por gjithashtu duhet të ketë ide të caktuara në atë komunitet, të cilat janë mbështetur në histori. Ekziston një rol i veçantë i historisë kombëtare dhe kërkimi i saj për”prova” themelore të origjinës kombëtare, dhe një nga detyrat themelore të historisë kombëtare është të lejojë vazhdimësinë midis brezave, dmth. të krijojë një komunitet kombëtar në sfera të tëra komplekse  kombëtare. Historia kombëtare ka një ndikim të madh në  formimin e  vetëdijes kombëtare.

Më në fund, përsa i përket vetëdijes kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi, mund të  konstatohet, se ajo varet, para së gjithash, nga arësimi fillestar dhe i mesëm në gjuhën  kombëtare. Me qenë se, aty duhen të merren bazat themelore të vetëdijes dhe të ndjenave kombëtare. Përndryshe, mund të vrehet, se tek  personat të cilët i kanë ndjekur të gjitha nivelet e arsimit në gjuhën sllave, nuk është e zhvilluar vetëdija, as ndjenjat kombëtare. Fatkeqësisht, ata nuk e njohin, as  rëndësinë e çështjes kombëtare shqiptare.

By admini