Të dielën në një video mesazh Hillary Clinton ka për të shpallur kandidaturën e saj për Presidente e 45-të, dhe e para grua në historinë e SHBA, në se ajo fiton, përmes një mesazhi që do të përcillet për kombin amerikan në video mesazh në mediat sociale, ka thënë një personi të afërt të Fushatës së saj – citon sot CNN, duke shtuar se kjo do të heq edhe ndonjë dilemë të mëparshme.
NEW YORK : Hillary Clinton po planifikon të nisë kandidaturën e saj për Presidente e 45-të, dhe e para grua në historinë e SHBA, në se ajo fiton, të dielën përmes një mesazhi që do të përcillet për kombin amerikan në video në mediat sociale, ka thënë një personi të afërt të Fushatës së saj – citon sot CNN, duke shtuar se kjo do të heq edhe ndonjë dilemë të mëparshme.
Vendimi do të “hedhë” poshtë të gjitha spekullimet e më shumë se një viti rreth aspiratave të saj politike dhe të lejojë atë që të fillojë fushatën duke takuar me votuesit si kandidate për Presidente 2016. Këshilltarët thonë se ajo e di se edhe në partinë demokratike nuk janë të “interesuar” në një kurorëzim të saj megjithatë ajo synon të bëjë fushatë të fuqishme, sikur ajo ka një sfidë të vështirë qysh në primare.
Shtypi amerikan thotë se menjëherë, pas këtij deklarimi Hillari Clinton, pritet të udhëtojë për në shtetet siç quhen ato me votë “kyçe” në SHBA, si Iowa dhe New Hampshire, për të “matur pulisin” e këtyre votuesve.
Udhëtimi i saj në Iowa, është i tretë- pas atyre dy tureve presidenciale, që ajo zhvilloi në 2008, ku si dihet në fund të fundit, e çoi Hillarin edhe në rrëzimin e aspiratave të saj presidencialet 2008, ku brenda partisë Demokrate fitoi Barack Obama . Analistët e këtyre fushatave, thonë se Iowa dhe New Hampshire është në një pjesë të angazhimit të saj – që të mos të “humbas asgjë” për këto presidenciale, dhe për të dhënë maksimumin në përpjekjen e saj, të dytë, për në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ajo thuhet se dominon në sondazhet e partisë Demokratike në Presidencialet 2016
Clinton, thotë CNN, sipas njerëzve të afërtë të fushatës së saj, se tashmë e ka filmuar dhe bërë gati video- mesazhin e saj të fushatës, e cila përshkruan temat qendrore të ofertës së saj të dytë për Shtëpinë e Bardhë. Mesazhi ka për qëllim, thanë ata të dërgojë një sinjal më shumë ndaj demokratëve se ajo ka ndërmend për të luftuar në mënyrë të fortë, për emërimin presidencial të partisë, si fillimore dhe më pastaj të “çajë” rrugën që të çonë për në Shtëpinë e Bardhë, dhe aspirata për t’u bërë Presidente e 45 e SHBA si e para grua në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Gjenerali i pensionuar amerikan, ish Komandanti i Përgjithshëm i Natos,Wesley Clark në një mesazh jo zyrtar, ndoshta ishte i pari që paraljmërojë, aspiratën Clinton, se ajo do të ishte kanidatura demokrate, duke e hapur kështu ndoshta edhe fushatën presidenciale për Hillary Klinton për zgjedhjet e vitit 2016,
Kështu të pakën ishte lexuar dy vjetë më parë, nga shtypi amerikan një mesazh i tij i derguar, në rrjetin e tij social Face book dhe Twitter, ku ai u ishte drejtuar sipas shtypit amerikan, mbështetësve të Hillari Clinton, për përkrahje.
Mesazhi i Clark thoshte :” Kjo është një nga mënyrat më të mira – për të nxitur këto biseda rreth Hillarit e cila duke par edhe mbështetjen tuaj – qysh tani edhe potencialisht merr drejtimin për në zgjedhjet Presidenciale në vitin 2016 ” shkruhet në mesazh
Gjenerali Klark në porosinë e tij – drejtuar amerikanëve promovoi slloganin “Të përgaditur jemi për Hillarin në vitin 2016”. : “https://www.readyforhillary.com/Free-Stickers”
Mesazhi më tej vazhdonte se “Hillary ka atë që duhet të jetë Presidente e ardhshëme e Shteteve të Bashkuara, por sot, nëse ajo vendos se do të kandidojë, ajo ka nevojë për të parë mbështetjen tonë. Mbas, tani është koha për të marrë mbështetjen tonë për Hillarin dhe ne të jemi të organizuar dhe të gatshëm për të mbështetur atë në presidencialet në vitin 2016.”
Në fund mesazhi elektronik, i cili thuhet se nuk qenë zyrtar, por ishte dërguar në postën private, shkruante se ::Eshtë krenari për të marr mbështetjen tuaj, për Hillarin dhe t’u tregoni edhe miqve tuaj për të bërë të njëjtën gjë.” Faleminderit për t’u bashkuar me ne”, Generali Wesley Clark
Megjithatë, Wesley Clark, si nje figurë e demokratëve njihet si një aleat i familjes Clinton, i cili njihet po ashtu si emisari ushtarak i presidentit Bill Klinton për disa çështje në Ballkanin e trazuar, por edhe një nga Komandatët më të suksesshëm në historinë e Aleancës së Veriut NATO-s, sidomos në atë të operacionet ushtarake kundër Serbisë në vitin 1999, për çlirimin e Kosovës, bombardimet 78 ditë ajrore kundër bazave dhe caqeve ushtarake serbe, shkatërrimin e tyre, me këtë rast ka për të marrë ndoshta edhe mbështetjen e shqiptarëve të Amerikës, mbas këtij mesazhi për Hillary 2016, u bënë thirrje edhe shqiptarëve të Amerikës për të mbështetur Hillari Clinton.
Sipas praktikës amerikane edhe pse ka edhe një vitë e gjysmë deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në SHBA, kandidatët gjithmonë përshpejtojnë të shpallin ambicjet e tyre me kandidaturat brenda partiake në zgjedhjet presidenciale. Kështu flitet se edhe në rradhët e republikanëve Senatori nga Texas, Ted Cruz u bë i pari politikan amerikan në detyrë që shpall kandidaturën për zgjedhjet presideciale të nëntorit 2016.
Hillary Clinton :
Hillary Diane Rodham Clinton e lindur më 26 tetor 1947) ishte ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ajo ishte sekretare e 67 e Shteteve, duke qenë nën presidencën e Barack Obamës. Ajo përfaqësoi herët Nju Jorkin në Senatin amerikan gjatë vitit (2001-2009). Kurse, si gruaja e Presidentit Bill Clinton, ajo ishte Zonja e Parë nga viti 1993 deri në vitin 2001. Në zgjedhjet e vitit 2008, Clinton ishte një kandidat kryesor për zgjedhjet presidenciale, por u “mund” në zgjedhjet brenda partisë Demokrate nga Barack Obama..
Ajo është një banore autoktone e Illinoisit. Hillary Rodham nga fillimi i jetes së saj ishte e para si kryetare e klasës si studente në Wellesley College në vitin 1969 pastaj dhe u diplomua si Juris Doctor në Yale Law School në vitin 1973. Pas diplomimit në universitetin e Jalës, Hillary Rodham u bë një avokate e shkëlqyer, duke punuar edhe se këshilltare në Fondin e Mbrojtjes të fëmijëve në Cambridge. Përpara se të bashkohet me ekipin e juristëve që këshillonin për Komisionin Juridik (Judiciary Committete), ajo ka përfaqësuar këtë komitet gjatë fajësimit të Presidentit Richard Nixon për skandalin Watergate.
Pas një kohe të shkurtër si një avokate e Kongresit në çështjet ligjore, ajo u zhvendos në Arkansas dhe u martua me Bill Clinton në vitin 1975. Hillary Rodham themeloi gjygjin e Arkansas për Fëmijët dhe Familjet në vështërsi në vitin 1977 deri në vitin 1978, deri sa ajo u bë kryetare e parë femër e Shërbimeve Ligjore të Korporatës. Dhe në vitin 1979 partneri i parë femër në Rose Law Firm.The National Law Journal e ka renditur atë dy herë si njëra nga qindra avokatet më me ndikim në Amerikë. Si Zonja e Parë e Arkansas 1979-1981 dhe 1983-1992 me burrin e e saj Bill Clinton si Guvernator, ajo udhëhoqi një grup pune për të reformuar sistemin Arkansas në arsimim. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte në bordin e Wal-Mart dhe disa korporatave të tjera tregtare.
Në vitin 1994, si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, për iniciativën e sajë të madhe, për planin e kujdesit shëndetësor Hillary Klinton, nuk arriti të fitojë miratimin nga Kongresi amerikan. Megjithatë, në vitin 1997 dhe 1999, Clinton luajti një rol udhëheqës në mbrojtjen e grave, fëmijëve dhe familjes amerikane, për krijimin e Programit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore për fëmijë, Aktit të Adoptimit dhe Familjet e sigurta , dhe Akti Foster Care Independent. Gjatë Viteve si Zonjë e Parë, ajo tërhoqi një përgjigje të polarizimit nga publiku amerikan. Ajo është e vetëmja Zonjë e Parë të cilës i është bërë thirrje gjyqi, dhe që ajo dëshmoi para një jurie federale në vitin 1996 në lidhje me polemikën e Whitewater, por asnjëherë nuk u akuzua për shkelje për këtë ose në disa hetime të tjera gjatë presidencës Clinton.
Gjithashtu martesa e sajë ka përjetuar Skandalin Lewinsky në vitin 1998.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Clinton u zgjodh senatorja e parë femër e Nju Jorkut; ajo ishte e vetmja Zonjë e parë që ka kandiduar ndonjëherë për këtë post publik. Pas sulmit terrorist të 11 shtatorit , ajo mbështeti veprimet ushtarake në Afganistan dhe Rezolutën e luftës në Irak, por më pas e kundërshtoi sjelljën e Presidencës së Gorge W.Bushit të luftës në Irak dhe vazhdon të kundërshtojë shumicën e politikave të saj të brendshme. Clinton u rizgjodh për Senatin në vitin 2006 në zgjedhjet paraprake Demokratike presidenciale të vitit 2008. Hillary Clinton fitoi shumë më tepër vota në paraprake se sa kandidatet e tjejra femëra në historinë amerikane, por ngushtë ajo humbi nominimin për Presidente amerikane, mbasi ishte Barack Obama, i cili arriti të fitojë zgjedhjet kombëtare.
Obama e emëroi Clinton si sekretare e shtetit, dhe ajo u konfirmua nga senati në janar 2009 ajo ka qenë në ballë të përgjigjes amerikane ndaj Pranverës Arabe, duke përfshirë dhe avokimin e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Libi. Si Sekretare e Shtetit, ajo mori përgjegjësinë për dështimin e masave të sigurisë në lidhje me sulmin e Bengazit në vitin 2012 , i cili rezultoi në vdekjen e personelit konsullor amerikan, por mbrojti veprimet e saja personale në lidhje me këtë çështje. Clinton vizitoi më shumë vende se çdo Sekretar tjetër Shteti. Përfshirë , këtu Shqipërinë në qeverisjen e Partisë demokratike, me Kryeministër Sali Berishën dhe priti në Departamentin e Shtetit Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaqi dhe Presidenten Atifete Jahjaga, duke e konfirumuar edhe një herë veten si një mike e madhe e popullit Shqiptarë.
Ajo shihte “fuqinë e zgjuarsinë” si strategji për të pohuar lidershipin dhe vlerat amerikane, duke kombinuar fuqinë ushtarake me diplomacinë dhe aftësitë amerikane në ekonomi, teknologji, dhe fusha të tjera. Ajo inkurajoi fuqizimin e grave kudo, duke përdorur mediat sociale për të promovuar mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – SHBA-së, jashtë vendit.
Po cfar martese ka Hillari me Bill. Nuk e besoi se do te fitoi dhe shpresoi qe mos te fitoi. Ajo eshte njeri me dy fetyra. Edhe nji gja tjeter, nuk ka komb amerikan, vetem popull.