Portali Opozita.com ditën e shtune ka publikuar një shkrim të një analisti me emrin Skenderbeg Klaiqi nga Freiburg i Gjermanise. Ai në një anlizë të tij rreth aktualitetit politik ditor në Ulqin shprehet edhe për një koalicion të ri që po përgaditet në Ulqin i cili do të finalizophet deri në fund të vitit.
Ja se çka shkruan Klaiqi ndër të tjera në shkrimin e tij.
”Një thënie popullore thotë: “T’i mbash femijët në prehër të lagin“. Kështu ju pret edhe ju dekorimi në Ulqin (mendon në Ramën e Thaçin, v.j.). Nuk u dekoruat nga të parët e merituar në vend, andaj mos lejoni që hilja e radhës ndaj shqiptarëve të realizohet. Përgatitet që së shpejti, në fund të vitit, koalicioni i ri Forca e Re Demokratike dhe DPS – Kryetar i Komunas të bëhet nje ulqinak, z. Llunji, nga rradhet e Partise se Milo Gjukanoviqit . Tregoni se jeni qytetarë ulqinakë, nga ata patriotë Ulqinak (Cafo Begu, Don Nikolle Tusha, Hoxhe Llunji, Pjeter Gjura etj) dhe ballafaqohuni me nevojat për shqiptarët në këtë trevë tonën shekullore! Unifikoni ato parti shqiptare për nje platformë unike, mundësoni nje Status Special per trevat shqiptare nën Mal të Zi! Ndaloni urgjentisht ndryshimin e demografisë të vendeve tona! Nderhyni dukshem në arsimin shqip të brezave shqiptare në vend, deri në bashkimin e këtyre vendeve arbnore, nën ambrellën e bashkimit mbarëkombtar”.
FORCA dhe DPS jane te pandashem. FORCa e perkrah pa asnje kusht qeverishjen dhe i kan harruar problemet dhe premtimet qe kishin. Tashti Forca dhe DPS perdorin fjalor te njejt sa i perket Kripores, Valdanosit, te mirave detare, kolapsit ekonomik te ulqinit, urbanizmit te papermirsuar nder dekada… Sot Ulqini eshte thjesht peng i kesaj klike, dhe cka eshte me e keqja nuk ka konkurent, nuk ka nje te ardhme te mire per ne. Secila pale, si Forca si PD po mos ti bashkonte faktori shqiptar nga Tirana dhe Prishtina do te vraponin ne perqafim te shume deshiruar ne DPS. Gje per te cilen kritikonin UDSh, dhe keshtu erdhen ne pushtet.
Humbesit jemi ne, qyetataret e mashtruar dhe te lajkatuar.