Në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama u prononcuan shumë politikanë të spektrit politik në Mal të Zi. Njëri nga to, Dritan Abazoviq, mendon se deklarata e Ramës është keqinterpretuar.
“Shumë herë unë i janë përgjigjur pyetjeve të tilla, megjithatë, jo edhe rreth deklaratës të fundit nga Edi Rama. Një politikë e tillë nuk e ka përkrahjen time, por edhe të shteteve fqinje. Unë mendoj se deklarata e Ramës është interpretuar gabim. Dhe Serbia dhe Mali i Zi do të bashkohen në Evropë e bashkuar. Edhe të gjitha vendet e tjera në rajon duhet të jenë të përkushtuar për këtë. Kushdo që mendon ndryshe, nuk ia don të mirën rajonit. Mesazhi më i rëndësishëm që kam pasur mundësi personalisht ta dëgjoi nga Rama është ai se në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve duhet të hapë një kapitull të ri njëjtë siç ishte rasti me Gjermaninë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore dhe krijimin e Bashkimit Evropian”, kështu tha Abazoviq për të përditshmen DAN.
Ai poashtu në këtë intervistë u përgjigjë edhe rreth angazhimeve të tija ditore duke potencuar edhe njëherë që nuk do të ketë kurrfarë bashkëpunimi me DPS-in.
Per mardhenje te tilla me Serbine Rama nuk ka partner. Me Nikolivc dhe Vucic, nxensit e Sheshelit , eshte veshtire te permiresosh maredhenjet. Ata nuk duan partner por duan sherbetor. Mu per kete po mundohen te kompromitojne Ramen aq sa eshte e mundeshme.